Dielli dhe Sistemi Diellor - Forum
E Diel, 2016-12-04, 9:07 AM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Mësime » Gjeografi » Dielli dhe Sistemi Diellor
Dielli dhe Sistemi Diellor
GeneRa1Date: E Martë, 2010-03-30, 8:26 PM | Message # 1
Private
Group: Friends
Messages: 1
Reputation: 0
Status: Offline
Dielli dhe Sistemi Diellor

Dielli është ylli më i afërt i Tokës. Dielli është masë e madhe e zjarrtë me gaze të ndryshme me formë sferike i cili rrezaton sasi të madhe të dritës dhe nxehtësisë.
Në qendër të Diellit temperaturat arrin deri 20 milionë C, kurse në sipërfaqe deri 6000 C. Prëj kësaj nxehtësie të madhe të Diellit në sipërfaqen e Tokës arrinë vetëm 2 miliardë energji diellore.
Atmosfera është mbrojtëse e Tokës nga nxehtësitë e mëdha të Diellit.
Largësia e Diellit ndaj Tokës është 149.500.000 km ose 150.000.000 km.
Vëllimi i Diellit është 1.300.000 herë më i madh se vëllimi i Tokës.
Masa e Diellit është 330.000 herë më e madhe se masa e Tokës.
Gjysëm Radiusi i Diellit është 109 herë më i madh se Gjysëm Radiusi i Tokës.
Dielli ka një forcë të madhe e cila bën që planetet, satelitët, meteorët si dhe trupat tjerë të rrotullohen rreth tij dhe e përbëjnë Sistemin Diellorë.
Sistemin Diellorë e përbëjnë Dielli si yll kryesor, 9 planete, afër 2000 planetoide, 61 satelitë, shumë kometa dhe miliardë meteorë.
Dielli kryesisht është i përbërë prej hidrogjenit dhe heliumit. Përveç këtyre dy elementeve Dielli përbëhet edhe prej 60 elementeve tjera.
Dielli përbëhet prej katër sferave kryesore:Bërthama, Fotosfera, Hromosfera dhe Korona.
Në hromosferë gjenden Protuberancat të cilat janë vullkane Diellore që bëjnë eksplozime të mëdha në sipërfaqen e Diellit [/size]

Bërthama e Diellit përfshin pjesen e brendshme qëndrore të diellit. Në të ekzistojnë temperatura deri në 20 milion C dhe shtypje të larta prej 400 mililiardë atmosfera.
Fotosfera ose sfera e ndritshme përfshin sferën e ndritshme të Diellit. Në fotosferë dallohen disa njolla të errëta.
Hromosfera ose atmosfera Diellore vërehet gjatë errësimit të plotë të Diellit. Prej hromosferës në formë të ujërave dalin sasi të mëdha të shpërthimeve të gazeve të zjarrta me temperaturë prej 10.000 C.
Korona është pjesa e jashtme e atmosferës ku rrezaton sasi të dritës. ™

 
Forum » Mësime » Gjeografi » Dielli dhe Sistemi Diellor
Page 1 of 11
Search:


Copyright Nusret © 2016
Powered by: Papucja