E Premte, 2024-04-19, 3:48 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Mësime » Gjeografi » Planetët dhe Satelitët
Planetët dhe Satelitët
MariWanaDate: E Mërkurë, 2010-03-31, 5:18 PM | Message # 1
Private
Group: Moderators
Messages: 14
Reputation: 0
Status: Offline
Planetët dhe satelitët

Planetet janë trupa të fortë dhe të errët qiellorë në formë të topit. Prej tokës shihen si trupa të ndritshëm qiellorë.
Sistemin diellorë e përbëjnë 9 planete. Duke shkuar prej më të afërimit planet ndaj Diellit dhe deri te më i largëti janë radhitur sipas kësaj radhitjeje: Merkuri, Venera, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Neptuni, Urani dhe Plutoni.
Sipas madhësisë planetet ndahen në të vogla dhe të mëdhenj.
Të vogla janë: Merkuri, Venera, Toka, Marsi, kurse të medha janë: Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni.
Gjithashtu planetet e vogla marin pjesë në planetet e brendshme të cilat kanë dendësi të madhe, atmosferë të rrallë, lëvizin me shpejtësi të vogël rreth boshtit të vet të paramenduar, përmbajnë azot dhe oksigjen dhe kanë numër të vogël të satelitëve.
Ndërsa planetet e mëdha marin pjesë në planetat e jashtme dhe kanë masë dhe vëllim të madh, dendësi të vogël, lëvizin me shpejtësi të madhe rreth boshtit të vet të paramenduar, përmbajnë helium dhe hidrogjen dhe kanë numër të madh të satelitëve.

Merkuri është planeti më i afërt i Dellit. Larg Diellit është 58 milion km. Për shkak se është shumë afër Dielli pranon 7 herë më shumë nxehtësi se sa Toka. Rreth Diellit lëviz për 88 ditë. Gjatë lvizjes së tij njëra anë është e kthyer vazhdimisht nga dielli kurse ana tjetër në hije. Për atë shkak në anën e kthyer nga dielli temperaturat arrin deri më 400 gradë C, kurse në anën me hije temperaturat arrin deri në -200 gradë C.

Venera është larg Diellit 108 milion km dhe rrotullimin e tij rreth Diellit e bën për 255 ditë. Ky planet te populli quhet yll i ditës dhe yll i natës. Temperaturat arrin deri më 445 gradë C dhe për shkak të temperaturave të mëdha Venera paraqet një shkretirë të madhe. Sipas hulumtimeve është përcaktuar se në Venerë ka shumë vullkane aktive.

Toka

Marsi është larg Diellit 228 milion km, kurse një rotullim rreth diellit e bën për 1 vjet e 11 muaj. Është i ngjashëm me Tokën. Rreth boshtit të vet të paramenduar rrotullohet për 24 orë e 37 minuta, kurse nata dhe dita zgjasin njësoj sikur në planetin tonë. Temperaturat sillen reth 10-20 gradë C, kurse gjatë natës arrin derri në -50 gradë C.

Jupiteri është planeti më i madh i Sistemit Diellorë. Larg Diellit është 778 milion km. Jupiteri është në gjendje të gaztë me dendësi më të vogël se Toka. Mirëpo masa e tij është për 318 herë më e madhe se e Tokës, kurse vëllimi për 1345 herë. Rreth diellit rotullohet për 12 vjet. Temperaturat arrin deri më -140 gradë C.

Saturni sipas madhësis është i dyti në Sistemin Diellor. Larg Diellit është 1 miliard e 426 milion km dhe ky planet është në gjendje të gaztë. Një rrotullim rreth diellit e ben për 29 vjet. Prej planetave tjera dallohet me dendësine e vogël dhe me unazën e tij. Temperaturat arrin derri më -150 gradë C.

Urani, Neptuni dhe Plutoni janë planetet më të largëta të sistemit Diellor. Për shkak të largësisë së madhe urani reth Diellit rrotullohet për 84 vjet, Neptuni per 165 vjet dhe Plutoni për 248 vjet. Në këto planete temperaturat janë shumë të uleta dhe arrine deri më -273 gradë C.

 
Forum » Mësime » Gjeografi » Planetët dhe Satelitët
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja