E Premte, 2024-03-29, 6:00 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Mësime » Gjeografi » Toka si trup qiellor
Toka si trup qiellor
MariWanaDate: E Mërkurë, 2010-03-31, 5:37 PM | Message # 1
Private
Group: Moderators
Messages: 14
Reputation: 0
Status: Offline
TOKA SI TRUP QIELLOR

Toka është trup i errët dhe i ngurtë qiellorë i cili prej Diellit mer dritë dhe ngrohtësi. Ajo lëviz rreth Diellit në rugën e caktuar.
Toka ka formën e topit. Për formën e tokës ka pasur tri mendime: primitiv, filozofik dhe shkencor.
Botëkuptimet primitive kanë qenë të shumta si p.sh disa popuj kanë menduar se toka është një pllakë e palëvizshme e cila është e shtrirë në shpinën e tri balenave. Sipas indusëve toka ka qenë një pllakë të cilën e kanë mbajt tri elefantë, kurse grekët e vjetër tokën e kanë paramenduar si një mburojë e rrethuar nga të gjitha anët me ujë.
Botëkuptimet filozofike paraqesin përparim të rendësishëm në lëmin e gjeografisë. Mendimtarët e parë janë paraqitur në greqinë e vjetër e cila njihet si “djep i shkencës”. Kështu Pita Gora i cili ishte themelues i matematikes në shekullin e VI p.e.s. ka vërtetuar se Toka si trup qiellorë duhet ta ketë formën më të përsosur e cila është Topi.
Aristoteli - “baba i shumë shkencave” ka vërtetuar se Toka ka formë të rrumbullakët në bazë të lëvizjes së saj kur në hijen e përgjysmuar të qetë në Hënë bëhet errësimi i Hënës. Eratosteni “baba i gjeografisë” jo vetem që ka thënë se toka është e rrumbullakët, por është i pari i cili bëri matjen e madhësisë së Tokës sipas meridianeve.
Botëkuptimet shkencore për formën e tokës janë vërtetuar në gjysmën e parë të shekullit XVI. Dëshmi më të bindshme se Toka ka formë të rumbullakët, ka dhënë ekspedita e Magelanit. Ekspedita ka filluar prej limanit spanjoll Shën Llukar (1519) me 5 anije dhe 280 njerëz. Ka udhëtuar në perëndim. Dhe pas tri viteve (1522) ekspedita përfundon në limanin e njejtë me një anijë e 18 udhëtar.
Në vitin 1929 në anije ajrore ka kaluar Tokën rreth e përqark per 21 ditë. Në vitin 1933 Tokën rreth e përqar e ka kaluar një aeroplan per 7 ditë 18 orë e 7 minuta.

Juri gagarin është njeriu i parë i cili prej një lartësie të madhe e ka parë formën e Tokës. Gjithashtu Juri Gagarin me anijen kozmike “Vastok” rreth e përqark tokës ka kaluar për 108 minuta.

Nëse e marim parasysh rrumbullaksinë e tokës, shohim se toka nuk është krejtësisht e rrumbulakët, por ka formë elipsoide. Toka në pole është e shtypur dhe nga anet tjera e zgjëruar.
Sipërfaqja e Tokës është 510 milion km2. prej kësaj sipërfaqe 361 milin km2 janë ujë kurse vetëm 149 milion km2 janë tokë. Gjatësia e rrethit ekuatorial është 40076 km kurrse e meridianit është 40009 km. Gjatësia e diametrit ekuatorial është 12757 km, kurse diametri meridional 12714 km. Vëllimi i tokës është 1083 miliardë km3.

 
Forum » Mësime » Gjeografi » Toka si trup qiellor
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja