KLASIFIKIMI I SISTEMEVE SINKRONIZUESE - Forum
E Diel, 2016-12-04, 9:08 AM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Mësime » Informatik » KLASIFIKIMI I SISTEMEVE SINKRONIZUESE
KLASIFIKIMI I SISTEMEVE SINKRONIZUESE
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:39 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Sistemet për sinkronizim dhe resinkronizim mund të ndahen në dy grupe: a) Sipas radhitjes së sinkro bitave dhe rrethit të ramit (kornizës) b) Sipas algoritmit të punës së ekstratorit të sinkronizimit në pranim.

Kompjuterët janë aparatura moderne të cilat përdorin logjikën digjitale të shfaqur përmes bitave 0 dhe 1, për të ekzekutuar një operacion të caktuar.
Logjika digjitale, e vënë në kompjuter përfshin edhe marrjen e vendimeve suksesive, siq janë ,,e vërtetë’’ dhe ,,jo e vërtetë’’, (angl: ,,true’’ or ,,false’’), të cilat poashtu mund të paraqiten me 0 respektivisht me Qarqet logjike të cilat janë zemra e çipit elektronik, janë të dizajnuara në atë mënyrë që të marrin një seri të vendimeve të tilla përmes kryqëzimeve të quajtura porta.
Portat e qarqeve logjike janë të dizajnuara dhe të radhitura në atë mënyrë që të marrin vendime të llojeve të ndryshme varësisht nga lloji i informatës hyrëse që qarku logjik ka pranuar.

Bitët sinkronizues mund të jenë të grupuar dhe atëherë quhen “grupe të koncentruar sinkronizuese”, por mund të jenë të shpërndarë në ram (kornizë). Sinkro-grupi nuk duhet ose nuk është e domosdoshme të jetë i shtypur (i gropuar) në çdo ram (kornizë). Kështu nëse sinkro-grupi është i futur në secilin x ose n-tin (ram), atëherë cikli i sinkro-grupit Tc=nT0. Në shembullin e sistemeve europiane 30-të kanalëshe kemi parë se sinkro-grupi është koncentruar dhe gjendet në çdo ram të dytë (ose cikli i sinkro-grupit është 2T0). Përparësia e sinkro-grupit të koncentruar është në realizim të thjeshtë të ekstraksionit sinkronizues, derisa tek sistemet me sinkro-grupin e shpërndarë mund të jetë rezistues në gabimet të cilat lajmërohen në paketë.
Parametrat më të rëndësishëm në sistemet për sinkronizim janë: numri i bitëve në sinkro-grup dhe struktura e sinkro-grupit. E parashikuar është se mundësia e sinkronizimit të gabuar do të jetë më e vogël ndërsa numri i bitëve do të jetë më i madh. Në sinkro-sekuencë (grup), natyrisht se atëherë bie efikasiteti i transmetimit të informatave, sepse bitët e mbetur janë më pak për informata. Logjika digjitale, quhet ndryshe logjika bineare, dhe në shkencat kompjuterike, është një rregull e dhënë strikte, e cila paraqet lidhjen në mes të numrave, fjalëve, simboleve dhe të dhënave tjera të cilat janë të ruajtura në memorjen e kompjuterit. Përndryshe logjika digjitale për të cilën edhe po flasim më gjerësisht, është zemra e funksioneve operative, për të gjithë llojet e kompjuterëve digjital që funksionojnë sot në botë.

Por jo vetëm për kompjuterët, por edhe për tërë teknikën digjitale elektronike, në përgjithsi. Nëse në një aklus sinkronizues, gjithsej Bo bita dhe nëse numri i bitëve sinkronizues Ko, atëherë numri i bitëve në dispozicion për transmetimin e informatave është: Ho = Bo – Ko Definohet edhe faktori i rezhimit të sinkronizuar si A, me të cilin tregohet raporti i informatës mbi sinkronizim ndaj informatës së përgjithshme të transmetuar. Në sistemin 30-të kanalësh europian, në përputhshmëri me të dhënat më parë kemi:
Bo = 512, Ko = 7 dhe A = 1,4%.
Pranuesi mund të jetë në këto gjendje: a) verifikimi i rregullsisë së sinkronizimit b) kërkimi i sinkro-grupit c) vërtetimi i sinkro-grupit.

Message edited by Papucja - e Enjte, 2010-03-11, 1:39 AM
 
Forum » Mësime » Informatik » KLASIFIKIMI I SISTEMEVE SINKRONIZUESE
Page 1 of 11
Search:


Copyright Nusret © 2016
Powered by: Papucja