VERIFIKIMI I RREGULLSISË SË SINKRONIZIMIT - Forum
E Shtunë, 2016-12-10, 3:45 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Mësime » Informatik » VERIFIKIMI I RREGULLSISË SË SINKRONIZIMIT
VERIFIKIMI I RREGULLSISË SË SINKRONIZIMIT
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:40 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Kontrolli i rregullsisë së sinkronizimit, kryhet në regjimin stabil të punës, ashtu që pranuesi është i sinkronizuar ose është në sinkronizim. Pranuesi atëherë duhet të kontrollojë momentin kur pritet të arrijë sekuenca kontrolluese. Kështu, p.sh. në sistemet 30-të kanalëshe, sekuenca sinkronizuese pritet në kanalet zero të kornizave qifte. Nëse konfirmohet se sekuenca (pjesa) sinkronizuese arrin kur edhe është pritur, pranuesi edhe më tej mbetet në gjendjen e kontrollit të rregullsisë së sinkronizimit duke pritur sekuencën e ardhshme sinkronizuese.
Nëse në momentin kur pritet sekuenca sinkronizuese, arrin sekuenca e cila dallon nga ajo, ose nuk arrin fare, atëherë praktikohen strategji të ndryshme. Njëra mundësi është që pranuesi të jetë ende në gjendje të sinkronizuar, por mospërputhshmëria ose gabimi vjen nga ajo se ndonjëri nga bitët është transmetuar gabimisht. Atëherë vazhdohet me regjimin e punës normale. Mirëpo, në rast se arrijnë tri grupe sinkronizuese të njëpasnjëshme të pa përputhura, atëherë shpallet humbje e sinkronizimit dhe emituesi kalon në gjendje të kërkimit të sinkronizimit. Sipas strategjisë së dytë, gjatë çdo parregullsie, ose mospërputhshmërie të të dhënave, numëruesi i parregullsive rritet, deri në n=4,ndërsa gjatë rregullsive , ose përputhshmërive, numëruesi zbret në n=2. Nëse numruesi e arrin numrin 10, atëherë shpallet gjendja e humbjes së sinkronizimit. Gjatë përdorimit të secilës nga dy strategjitë e sinkronizimit, mundë të konstatohet se mospërputhshmëria e sinkrogrupës, me sekuencën e papritur, do të shpallet nëse është vetëm E0(E>0), prej vlerës k0, sinkro bita të gabuar.
 
Forum » Mësime » Informatik » VERIFIKIMI I RREGULLSISË SË SINKRONIZIMIT
Page 1 of 11
Search:


Copyright Nusret © 2016
Powered by: Papucja