SOCIOLOGJIA E DEVIJIMIT DHE E ARDHMJA E SAJ - Forum
E Shtunë, 2016-12-10, 3:39 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Mësime » Sociologji » SOCIOLOGJIA E DEVIJIMIT DHE E ARDHMJA E SAJ (Afrim Haliti Prezantim i shkurtër (from 1 - 9 ))
SOCIOLOGJIA E DEVIJIMIT DHE E ARDHMJA E SAJ
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 2:51 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Devijimi është koncept i zgjedhur nga sociologët për të përfshirë format e ndryshme të sjelljes njerëzore të cilat janë të definuara nga pjesëtarët e sistemit shoqëror si të gabueshme, të këqija, të pamoralshme, ilegale, apo që meritojnë mospajtim dhe ndëshkim, ndërsa sociologjia e devijimit është studimi i forcave dhe proceseve sociale që përfshihen në formulimin e standardeve të tilla vlerësuese, thyerjeve të këtyre standardeve dhe reaksioneve ndaj thyerjeve të tilla. Çështjet specifike në mënyrë ordinare përfshijnë studimet e sjelljeve të definuara si ilegale (krimi dhe delinkuenca) dhe format e sjelljeve që janë të papajtueshme apo të stigmatizuara nga një pjesë e konsiderueshme e pjesëtarëve të shoqërisë si për shembull vetëvrasja, sëmundjet mendore, disa forma të orientimit seksual, dhe forma të caktuara të shfrytëzimit të alkoolit dhe drogave. Edhe pse koncepti është bërë një term kritik publik, sociologët fillimisht e kanë adaptuar këtë koncept si kategori më objektive dhe konceptualisht më neutrale se sa ato që shfrytëzohen nga publiku.

Që të dyja, disiplina e kriminologjisë (e definuar si studim i ndërtimit të ligjeve, thyerjes së ligjeve, dhe reaksioneve ndaj thyerjes së ligjeve) dhe sociologjia e devijimit merren me sjelljet ilegale, mirëpo sociologjia e devijimit është e veçantë në brengosjen e sajë me temat dhe principet që supozohet se do të duhej të aplikoheshin në thyerjet e ndryshme të standardeve të përbashkëta. Në të vërtetë, studimi më i dalluar në evolucionin e hershëm të sociologjisë së devijimit ka qenë studimi i Emile Durkheim-it, Vetëvrasja (Suicide) në vitin 1897. Edhe pse vetëvrasja është trajtuar si krim në disa shoqëri në kohë të caktuara, ajo si e tillë nuk është e përfshirë në kategoritë à la mode të sjelljes kriminale dhe rrjedhimisht nuk studiohet nga kriminologët. Megjithatë, sociologjia e devijimit vazhdon të jetë e interesuar në vetëvrasje dhe sjelljen vetëvrasëse. Aq më tepër, pasi që nuk është e kufizuar vetëm në sjelljet e definuara me ligj si kriminale, sociologjia e devijimit inkurajon edhe konsiderimin e marrëdhënieve të mundshme në mes të formave të ndryshme

1

të devijimit. Për shembull, Durkheim ka shtruar hipotezën se vrasja dhe vetëvrasja veprojnë si dy ‘rryma’ të ndryshme të devijimit, për shembull popujt që kanë shkallë të lartë të vetëvrasjes kanë shkallë të ultë të vrasjeve. Në të njëjtën mënyrë, kur të shtrohet pyetja mbi marrëdhëniet në mes të sjelljeve siç është dhuna kriminale dhe formave jokriminale të devijimit siç janë sëmundjet mendore dhe përdorimi i alkoolit, përgjigjja do të kryqëzohej nga studimet e devijimit dhe ato të krimit. Shkurtimisht, sociologjia e devijimit përfshinë studimet e marrëdhënieve në mes të thyerjeve kriminale dhe jokriminale të standardeve vlerësuese të përbashkëta (normave) dhe angazhohet në gjetjen e principeve apo temave të përgjithshme që do të mund të aplikoheshin përgjithësisht në devijimin.

Temat dhe teoritë themelore

Temat më themelore të sociologjisë së devijimit përfshijnë vështrimet se:

1.
1. Format specifike apo shembujt e sjelljeve që bien në kategoritë e tilla ndryshojnë me kohën dhe janë të ndryshme në shoqëri të ndryshme (relativiteti kulturor dhe material);

2.
2. Ekziston një konsensus më i madh shoqëror mbi parregullsinë e disa formave të sjelljes kundrejt të tjerave (konsensusi i ndryshueshëm normativ);

3.
3. Disa pjesëtarë dhe grupe brenda një sistemi kanë më tepër influencë se sa të tjerët në definicionet dhe reaksionet ndaj formave specifike të devijimit (fuqia) dhe

4.
4. Përfshirja në format e sjelljeve të papranueshme nuk është e përhapur rastësisht, por është e përcaktuar nga socializimi i ndryshueshëm, mësimi social, mekanizmat e kontrollit social si dhe influencat tjera sociale.

Secili libër mbi sociologjinë e devijimit përmban dhe është i shkruar mbi disa versione të këtyre temave themelore.

Përveç temave themelore, ekziston një konsensus i përgjithshëm mbi kategoritë e veçanta të teorive sociologjike të devijimit. Tri kategori të teorive të brengosura me shkaqet e formave kriminale dhe jokriminale të devijimit që mundohen që të sqarojnë variacionet e kalkulueshme dhe të vështrueshme të sjelljes devijante kanë dominuar diskursin sociologjik:

1.
1. Disorganizimi social;

2.
2. Asociacioni diferencial - konflikti kulturor dhe

3.
3. Shtytja strukturale – kulturore.

2

Secila nga këto tri lloje të teorive ka karakteristika të veçanta dhe secila fokusohet në veçori të ndryshme të shoqërisë, grupeve dhe kategorive të njerëzve me qëllim të shpjegimit të diferencave të vërteta në sjellje. Përveç këtyre teorive mbi shkaqet, së paku dy lloje të mëdha të perspektivave kanë qenë kritike ndaj fokusimit në shkaqe dhe përqendrimit në variacionet e kalkulueshme të sjelljeve:

1.
4. Konstruksionizmi social dhe

2.
5. Teoritë radikale dhe feministe.

Kur është prezantuar koncepti i disorganizimit social, është konsideruar të ketë qenë gjendje e fshehtë që shpjegonte konvergjencën e një sërë formash të sjelljes devijante në territore ekologjike të identifikueshme. Është aplikuar nga sociologët e Universitetit të Chicagos në fillim të viteve 1900 në shpjegimin e krimit, delinkuencës dhe problemeve tjera shoqërore. Rritja dhe ndryshimet shumë të shpejta u shikuan si kontribut i forcave “disorganizuese” apo “disintegruese” në dobësimin e edukimit dhe mësimit të “rregullave sociale” (Thomas and Znanieki, 1918). Edwin Sutherland përdori konceptin e disorganizimit social për të shpjeguar rritjen e krimit që shoqëronte transformimin e shoqërive më të ulta dhe më të varfra ku “influencat në persona ishin stabile, uniforme, harmonike dhe konsistente” në civilizim perëndimor i cili sipas tij karakterizohej nga jokonsistenca, konflikti dhe “disorganizimi” (1934: 64). Edhe pse sjelljet kriminale dhe delinkuente ishin qendrore në zhvillimin e kësaj teorie, Robert E. L. Farris (1948) e zgjeroi konceptin e disorganizimit social për të shpjeguar “patologjitë sociale” përfshirë këtu krimin, vetëvrasjen, sëmundjet mendore dhe dhunën.

Deri në vitin 1939 Sutherland kishte modifikuar teorinë e tij dhe propozoi shpjegimin i cili nënvizonte 1) definicionet kundërthënëse të sjelljes së përshtatshme dhe të papërshtatshme si qendrore në përhapjen e krimit në mes të subjekteve shoqërore dhe 2) se asociacioni diferencial me njerëz që komunikonin definicione kundërthënëse shpjegonte variacionet e kriminalitetit. Elaborimi sistematik i teorisë nga Sutherland-it mbi krimin dhe kriminalitetin në nëntë propozime fundamentale bëri që ai të konsiderohej si një nga kriminologët teorik më me influencë të shekullit 20. I aplikuar në delinkuencë, propozimi qendror i asociacionit diferencial ishte se ‘një person bëhet delinkuent për shkak të numrit të madh të definicioneve që përkrahin thyerjen e ligjit kundrejt definicioneve që nuk përkrahin thyerjen e ligjit.’ Edhe pse propozimet e tij merreshin me sjelljen kriminale dhe delinkuente, kjo teori veçonte mekanizmat normal të interaksionit simbolik që aplikohet në të gjitha format e sjelljeve (devijante apo jo-devijante). Nga fundi i viteve 1930 nocioni që disa pjesë të qyteteve ishin kriminogjenike për shkak se ishin të disorganizuara u zëvendësua me nocionin që këto pjesë ishin të organizuara në mënyre diferenciale, pra pjesët e qyteteve me shkallë të lartë të krimit kishin tradita të ndryshme apo tradita subkulturore konkurruese dhe në

3

konflikt. Kriminologu Thorsten Sellin me studimin e tij në Kultura, Konflikti dhe Krimi (Culture, Conflict and Crime) në vitin 1938, luajti një rol shumë me rëndësi për të shtyrë ndërrimin e shpjegimit të krimit nga disorganizimi social drejt normave kundërthënëse subkulturore.

Një traditë e dalluar teorike që veçonte një lloj specifik të disorganizimit është elaboruar nga Robert K. Merton në vitin 1938. Mertoni u zgjerua në argumentimin e Durkheim-it se krizat dhe fluiditeti ekonomik mund që të shtyj njerëzit për të u vetëvrarë për shkak se rregullat që rregullojnë sjelljen do të destabilizoheshin, dhe ambiciet do të shmangeshin nga realiteti. Duke aplikuar të njëjtën logjikë, Mertoni argumentoi se shkallët e larta të devijimit gjenerohen në sisteme shoqërore anomike ku ka vëmendje të thellë në suksesin ekonomik së bashku me pabarazinë në mundësitë për të realizuar këtë sukses në mënyrë legjitime. Ndjekja e suksesit me mjete ilegale inovative shihet si një adaptim në këtë formë të disorganizimit. Inovacioni ilegal në ndjekje të atyre qëllimeve që zakonisht njihen si të suksesshme është i perceptuar si reagim apo përgjigje e zakonshme e klasës së ultë ndaj ambicieve të frustruara, por Mertoni argumentoi se ka edhe mënyre tjera për të u adaptuar. Disa njerëz mund që të i adaptohen shtytjes së tillë duke hequr dorë nga ndjekja e suksesit dhe duke u ngushëlluar me përdorimin e drogës, vetëvrasjen apo me sëmundje mendore. Në anën tjetër të tjerët mund që të rebelohen dhe të mundohen që të ndërrojnë sistemin. Logjika e teorisë së Mertonit për të veçuar qëllimet që përgjithësisht njihen si të suksesshme së bashku me mundësitë e pabarabarta janë baza për ta dalluar atë si teori të ‘shtytjes’1. Teoricientët tjerë kanë përcjellur të njëjtën logjikë duke prezantuar edhe forma të tjera të papërputhshmërisë në mes të qëllimeve dhe të mjeteve si burim i ambicieve të frustruara.

Në një mënyrë apo tjetër, këto teori themelore kanë mbijetuar dhe reflektohen në teoritë e vonshme të cilat supozojnë që variacionet e vërteta në forma të kalkulueshme të sjelljes të shpjegohen me tipare të kalkulueshme të botës sociale. ‘Kontrolli shoqëror’ modern dhe ‘Teoritë e vetë-kontrollit’2 ndajnë të njëjtat veti me teorinë e disorganizimit social në atë se ato veçojnë mungesën e përkufizimeve shoqërore dhe personale si variacione themelore në shpjegimin e devijimit kriminal dhe jo-kriminal. Këto teori fokusohen në të gjitha format e forcës dhe të mashtrimeve, dhe format jo-kriminale të thyerjes së ligjit i konsiderojnë si indikator të hershëm të mungesës apo mospranisë së kontrollit. Teoria moderne e mësimit social elaboron në punën e Sutherland-it3 duke diferencuar një sërë mekanizmave të mësimit që kanë konsekuenca të ndryshme për devijim. Mekanizmat aplikohen si në sjelljet jo-devijante ashtu edhe në krim dhe delinkuencë dhe në format tjera të devijimit. Në fund, versionet moderne të teorisë së Merton-it veçojnë konceptet sikurse “anomia

1 Ose teori e Funksionalizmit Struktural

2 p.sh. Hirschi 1969; Gottfredson and Hirschi 1990

3 Shiko Akers 1997; 1998 dhe Ankers and Jensen 2003, 2006

4

institucionale” (Messner and Rosenfeld 1997) dhe “shtytja e përgjithshme” (Agnew 1992), dhe mundohen që të specifikojnë llojet e ndryshme të reaksioneve devijante ndaj rrethanave frustruese. U paraqitën edhe ide të reja, por kornizat sqaruese themelore që ofroheshin nga këto tri tradita mbijetuan për më tepër se gjashtë dekada.

4 Në kriminologji, ‘pozitivizmi’ ka dy domethënie: a) në mënyrë specifike i referohet supozimeve evolucionare dhe metodave shkencore të ‘shkollës pozitiviste’ të kriminologjisë; b) më përgjithësisht përdoret për të karakterizuar të gjitha qasjet në kriminologji të cilat thelbësisht brengosën me pyetjet e etiologjisë, dhe të cilat besojnë se fenomeni shoqëror mundet dhe duhet që të shpjegohet në formë të shkencave natyrore.

Siç është shënuar më lartë, këto teori të shkaqeve supozojnë se ekzistojnë variacione reale dhe të vështrueshme në sjelljen që thyen normat e pranuara që mund të shpjegohet me veti apo tipare të kalkulueshme të shoqërisë, grupeve dhe/ose njerëzve. Megjithatë, ekziston një perspektivë e popullarizuar mbi devijimin gjatë 30-40 viteve të fundit e cila fokusohet në konstruktimin dhe aplikimin e etiketimeve devijante dhe konsekuencat për ata që janë të etiketuar. Kjo perspektivë është quajtur ‘teoria e etiketimit’, ‘teoria konstruksioniste’ dhe ‘teoria interaksioniste’. Edhe pse nuk ka ndonjë definicion autoritativ mbi këtë perspektivë, karakteristikat themelore të saj janë të kuptuara dhe të pranuara përgjithësisht nga sociologët. Definim shumë i thjeshtë i konstruksionizmit social në studimin e devijimit është paraqitur në deklaratën e Rubington dhe Weinberg (2005: 1-2) se konstruksionistët social e shikojnë devijimin si ‘subjektivisht problematik’ kundrejt ‘objektivisht të thjeshtë’. Goode (1994a: 32-33) propozon që “për konstruksionistët, definicionet nuk kanë vlerë objektive absolute” dhe se “realiteti varet prej perspektivës, e perspektiva deri në një masë është subjektive dhe arbitrare”. Warren dhe Karmer (2005: 4) propozojnë që ‘logjika e hulumtimit kualitativ’ është konstruksioniste dhe specifikojnë dy supozime themelore të logjikës që pranon pikëvështrimin se ‘analiza e shoqërisë është e bërë nga një pikëvështrim apo perspektivë që informon analizën’ dhe se ‘konstruksionistët social përdorin metoda kualitative që të kuptojnë domethënien që njerëzit e sjellin në botën që ata e banojnë dhe e konstruktojnë.’

Mënyra tipike e pasqyrimit të vetive të perspektivës konstruksioniste është që të vihet në kontrast me të kundërtën, d.m.th alternativës ‘tradicionale’ dhe ‘kuantitative’ të i referohet nën termet si ‘absolutizëm’, ‘realizëm’ apo ‘pozitivizëm’4. Kur të shikohet nga ana ekstreme, pozitivistët e pranojnë që problemet apo njerëzit problematik që studiohen përnjëmend ekzistojnë dhe se njerëzit hyjnë në këso kategori të paragjykuara sepse kanë thyer normat përgjithësisht të pranuara shoqërore. Për shkak se këto probleme dhe njerëzit

5

5 Shiko: Tayler, Walton, dhe Young 1973, 1975; Quinney 1975, Platt 1975, Chambliss and Mankoff 1976)

6 Shiko Meda Chesney-Lind and Shelden 2004; Daly and Chesney-Lind 1988; Daly 1994.

problematik janë reale, pozitivistët vënë në pyetje se cilat karakteristika kalkuluese të njerëzve apo të botës së tyre shoqërore kanë determinuar këtë realitet. Edhe pse hulumtuesit që adoptojnë këso qasje metodologjike nuk e shohin vetën si ‘pozitivist’, hulumtimet kuantitative në shkaqet dhe korrelacionet e sjelljes devijante të bazuar në vështrime apo të dhëna në mikro-, meso- apo makro- nivele, në mënyrë të përgjithshme definohen nga konstruksionistët si veti qendrore e asaj epistemologjie.

Kritika konstruksioniste ndanë shumë veti me një kritikë tjetër që më së pari u paraqit në sfidat nga ‘kriminologët radikal’ dhe më vonë në sfidat nga përkrahësit e perspektivës ‘feministe’. Si kriminologët Amerikan ashtu edhe ata Britanik5 ndërmorën sfida radikale ndaj teorive dhe metodave kriminologjike tradicionale, dhe lokalizuan burimin e problemeve shoqërore në sistemet ekonomike dhe politike kapitaliste. Krimi në mesin e të pafavorizuarve ishte vetëm rezultat i margjinalizimit të tyre ekonomik. Me shumë pak për të humbur, shumë pak alternativa premtuese, dhe presion të vazhdueshëm për të dëshmuar vlerën e dikujt me anën e posedimeve materiale, kriminaliteti bëhet një zgjedhje relativisht racionale dhe atraktive. Kritikët radikal poashtu besonin se fokusimi i kriminologjisë në krimet e rrugës dhe në krimet e të pafuqishmëve e pengonte atë që të merrej me problemet më fundamentale kriminogjenike në shoqëri si pabarazia dhe racizmi. Sikurse edhe konstruksionistët, ata sfiduan vlerën e të dhënave që kinse kalkulonin ndryshimet e vërteta të sjelljes dhe kontestuan rezultatet e hulumtimeve që përdornin metodologji kuantitative. Argumenti themelor ishte se hulumtimet kriminologjike shërbenin interesat e klasës udhëheqëse në dëm të grupeve tjera dhe se të dhënat dhe metodat që shfrytëzoheshin ishin të njëanshme.

Kritikat feministe janë zgjeruar në këtë argument dhe kritikojnë fokusimin e hulumtimeve në meshkuj si dhe dominimin e metodologjive të shkencave natyrore në studimin sociologjik të devijimit. Ata zgjeruan kritikën në metodat tradicionale duke përfshirë këtu edhe njëanshmërinë në vetitë e botës femërore të studiuar nga kriminologët dhe hulumtuesit e devijimit6. Kritikët radikal akuzojnë kriminologët për injorimin e krimit të ‘klasës së lartë’ dhe përforcimin e ndryshueshëm të ligjeve nga klasa shoqërore. Kritikët feminist argumentojnë se krimi femëror ka qenë i injoruar dhe se shumë mostra hulumtuese të vështruara janë produkt i përforcimit të ndryshueshëm të ligjit në bazë gjinore. Ata poashtu argumentojnë se teoritë e zhvilluara për të shpjeguar kriminalitetin dhe delinkuencën mashkullore injorojnë dimensionet e botës dhe eksperiencave femërore që janë relevante në shpjegimin e shkallës së ultë të dhunës dhe krimit serioz pronësor si dhe strategjive ekzistuese sikurse prostitucioni dhe rrëmbimi.

6

7 “An Obituary” (1994)

Disa kritik tradicional në sociologjinë e devijimit kanë propozuar që çështja e subjektit të jetë sjellja dhe aranzhimet shoqërore që thyejnë “të drejtat e individëve që janë historikisht të determinuara (Schwendinger and Schwendinger 1975).” Në vend që të studiohen ‘të poshtrit’, ‘perversët’, ‘kurvat’ (Liazos 1972: 132), kritikët radikal të definicioneve normative të devijimit paraqesin një grup specifik të normave duke definuar të drejtën apo ‘të drejtat’ si standardet më ‘objektive’ dhe ‘universale’ për të gjykuar dimensionin e sjelljes problematike. Këso definicione paraqesin nocione të ligjit të natyrës në të cilën njerëzit kanë të drejta që mund të përdorën për të determinuar të drejtën dhe të padrejtën dhe këso standardesh shihen si universale. Llojet e situatave të përfshira nga perspektiva e tyre mbi të drejtat përfshinë si karakteristikat e sistemit shoqëror ashtu edhe ato të sjelljes individuale. Për shembull, sistemi shoqëror në të cilin ndëshkimi është i varur nga fuqia dhe resurset që kanë njerëzit apo organizatat, nga perspektiva e së drejtës do të konsiderohej si devijant. Nëse anëtarët e sistemit shoqëror definohen si ata që kanë ‘të drejta’ në të ardhura jetësore, sistemi shoqëror ku kjo e drejtë do të injorohej, do të ishte devijant. Ata që promovojnë perspektivën e të drejtës shpesh veçojnë të drejtat vetë-evidente të pa-transferueshme dhe universale dhe të drejtat e tilla mund që të definohen si të atilla që përfshijnë edhe jetën jonjerëzore. Inovacionet e propozuara

Ky prezantim i shkurtër në çështjet kryesore të sociologjisë së devijimit zbulon një specialitet sociologjik që karakterizohet me temat e përbashkëta si dhe vazhdimësinë në mes të versioneve më klasike të teorive dhe aplikacioneve më moderne. Shpesh bëhen debate të nxehta mbi forcën dhe dobësinë e koncepteve të ndryshme, metodologjive, apo subjektit kyç, por këto çështje mund të gjinden në të gjitha fushat e specializimeve në sociologji. Megjithatë, thuhet se kjo fushë është duke vdekur. Colin Sumner e nëntitulloi pamjen e tij të përgjithshme mbi sociologjinë e devijimit si ‘Një Përkujtim (In Memoriam)’7, ndërsa Joel Best (2004: ix) ofron evidencë se përdorimi i konceptit të devijimit në zhurnalët e përgjithshme të sociologjisë ka rënë që nga kulminacioni që kishte në vitet e 70-ta. Goode propozon se brengat rreth ‘korrektësisë politike’ kanë shtyre shumë mendimtarë që të i ikin termit ‘devijim’ sepse është bërë koncept publik që përdorët për të stigmatizuar dhe ‘patologjizuar’ disa forma të ndryshme të sjelljes. Goode poashtu thotë se ai është “i bindur që fusha e sociologjisë së devijimit nuk është teoretikisht inovative

7

sikurse që kishte qenë njëherë

Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë që të paramendohet nëse propozimet e tanishme do të kenë sukses si ‘ide të mëdha’ me influencë, këtu do të veçohen tri tentativa në vitet e fundit për të qenë teoretikisht inovative brenda sociologjisë së devijimit për shkak se ato merren me konceptin e devijimit dhe propozojnë koncepte të reja apo të modifikuara të devijimit: 1) zgjerimi i propozuar i konceptit të devijimit për të përfshirë ‘devijimin e adhuruar’ dhe ‘devijimin pozitiv’; 2) elaborimi i Tittle dhe Paternoster-it mbi devijimin si thyerje e normave të klasës së mesme, dhe 3) zhvillimi i teorisë së ‘balansit-kontrollit’ së Tittle-it që përmban një sërë formash të devijimit.

Devijimi pozitiv, devijimi i adhuruar dhe devijimi negativ

Librat mbi devijimin në mënyrë rutinore theksojnë se sjellja që mund të konsiderohet si konformuese ndaj normave shoqërore (p.sh. mundi për të u dalluar, për të u njohur, puna e rëndë, mundi për të i kënaqur të tjerët) mund që të rezultojë në shprehje të mospranisë dhe në etiketime negative (p.sh. koprrac, laritës etj). Synimi për të iu përshtatur normave që cilësojnë paraqitje të pranueshme dhe të përshtatshme mund që të kaloj në një realitet të devijimit (p.sh parregullsitë në ushqim, përdorimi i steroideve, obsesioni me pastërti etj.). Kur format e sjelljes, paraqitjes dhe shprehjes që janë të pranuara në shoqëri marrin kualitete të papranueshme dhe që nuk meritojnë përkrahje shoqërore, ato bien në realitetin e temave të përfshira në studimin e devijimit. Poashtu, sjellja që thyen standardet normative mund që të adhurohet nga një audiencë e caktuar (p.sh. operacionet e plaçkitjeve apo mashtrimeve inteligjente).

Pranimi që ndaj sjelljes e cila është konsistente me standardet normative mund të reagohet në mënyrë negative dhe që ndaj sjelljes e cila është devijante mund që të reagohet pozitivisht, është bërë parim qendror në argumentet për zgjerimin e sociologjisë së devijimit për të përfshirë edhe devijimin ‘pozitiv’ dhe devijimin e ‘adhuruar’. Heckert dhe Heckert (2004) propozojnë që ‘devijimi pozitiv’ është ‘një stërkonformitet i përgjigjur në mënyrë konforme’, dhe ‘devijimi i adhuruar’ ndodh atëherë kur njerëzit e çmojnë devijimin pozitivisht (p.sh. banditët si Robin Hood etj.). Ata argumentojnë se kategoria në të cilën bie personi ndryshon me grupet, për shembull mësuesit duke lavdëruar nxënësit e mirë ndërsa nxënësit tjerë duke i konsideruar këta nxënës të mirë si të nënshtrueshëm ndaj mësuesve dhe jo modern. Ata poashtu propozojnë së “është e rëndësishme që të analizohet se pse nën-konformiteti apo mos-konformiteti mund që të rezultojë në vlerësime pozitive (devijim i adhuruar) apo vlerësime negative varësisht nga koha,

8

vendi apo grupi shoqëror i përfshirë” dhe se “e njëjta vlen edhe për stër-konformitetin (2004: 213)”.

Edhe pse pretendimet për të krijuar një tipologji të re në të cilën vlerësimet janë të pavarura nga devijimi janë gjithsesi ‘inovative’, koncepti i devijimit pozitiv duhet që akoma të pranohet gjerësisht si një përparim në këtë fushë për disa arsye. Së pari, Best-i argumenton se sa më i madh që të jetë rrethi i njerëzve dhe aktiviteteve të tyre të përfshirë nën konceptin e devijimit, aq më vështirë do të jetë për të identifikuar principet e përbashkëta që do të mund të justifikonin sociologjinë e devijimit (2004: 34). Së dyti, pyetjet kyçe që shtrohen si shembuj të praktikalitetit heuristik të një tipologjie të tillë, përfshirë devijimin e adhuruar dhe atë pozitiv, shtrohen pa koncepte të tilla. Fakti që ndaj sjelljeve të njëjta reagohet në mënyra të ndryshme nga grupe të ndryshme është qendror në temën e pranuar të relativitetit. Sjellja mund që të definohet si negative por megjithatë të adhurohet kur ekzistojnë standarde kolektive që përcaktojnë mënyrën me të cilën është thyer. Përkufizimi i devijimit si koncept i sjelljes së papranuar apo sjelljes që thyen normat duke nxitur reaksione negative, nuk na ndalon që të pyesim se pse disa forma të pranuara të sjelljes mund që të jenë të papranuara nga grupe të caktuara dhe në situata të caktuara. Apo as që na ndalon që të pyesim se si disa forma të konformitetit mund që të nxisin vlerësime pozitive nga disa grupe të caktuara ndërsa të tjerat mund që të nxisin vlerësime negative. Së treti, përcaktimi i devijimit pozitiv si stër-konformitet që vlerësohet pozitivisht, dhe adhurimit të devijimit si nën-konformitet apo mos-konformitet të vlerësuar pozitivisht na lë pa përgjigje ne një pyetje shumë të rëndësishme. Si mund që të determinohen konformiteti, mos-konformiteti dhe nën-konformiteti? Heckert dhe Heckert duket që janë duke e rishfaqur konceptimin e devijimit statistikor të devijimit gjë që ka qenë gjerësisht e papranuar nga sociologët. Determinimi i ‘stër’ dhe ‘nën’ konformitetit kërkon një lloj të ‘vlerësimit shoqëror’ përveç nëse ato determinohen në terme tërësisht statistikore. Kuptimi i ‘stër’ kur të i bashkohet ‘konformitetit’ është i determinuar nga standardet vlerësuese apo reaksioneve negative që e vendosin atë nën përcaktimet tradicionale të devijimit.

Një argument tjetër i paraqitur si pjesë e racionales për konceptin e devijimit pozitiv është nocioni gjerësisht i cituar se devijimi mund që të shërbej funksione pozitive. Librat mbi devijimin vazhdimisht përdorin argumentet e Durkheim-it dhe artikujt e Dentler-it dhe Ericson-it mbi funksionet e devijimit në grupe (1959) për të nënvizuar ironinë që ngjarjet e këqija mund që të kenë konsekuenca (funksionale) të ‘mira’. Krimi përdoret si shembull në atë që ndonjë ngjarje kriminale mund që të i bashkoj njerëzit dhe të rrisë solidaritetin e grupit. Megjithatë, logjika e argumenteve të tilla zbulohet shumë rrallë dhe ato bëhen pjesë e folklorit akademik të padiskutueshëm në sociologjinë e devijimit. I vetmi përjashtim është “Funksioni i Mitit të Krimit” (The Function of Crime Myth (1977)) në të cilin Bob Roshier paraqet rëndësinë e

9

8 Shiko Jensen 1988

mbajtjes së dallimeve në mes të koncepteve sociologjike të devijimit dhe të kontrollit shoqëror. Ai propozon që funksionet që i janë veshur ‘devijimit’ kanë dalë që të jenë funksione të ‘kontrollit shoqëror’. Argumenti tipik se krimi apo devijimi shërben në funksionin e bashkimit të komunitetit, duke rritur solidaritetin, është thirrje mbi mospranimin e devijimit (formë e kontrollit shoqëror), dhe jo funksioneve të devijimit si të definuara pavarësisht në atë reaksion. Është pra kjo përgjigje ndaj kërcënimit që shpjegohet funksionalisht, dhe jo vetë kërcënimi8.

Normat e ‘klasës së mesme’

Meqenëse ‘normat’ zënë një vend qendror në definimin e devijimit si sjellje që thyen normat, ekzistojnë merita të konsiderueshme për synimet për të definuar në mënyrë me precize standardet të cilat thyhen. Standardet e tilla duken të qarta kur fokusimi bëhet në krimet serioze, vetëvrasjen, përdorimin e substancave të dëmshme, dhe në disa forma të sjelljes bizare të ngjashme me sëmundjet mendore. Megjithatë, shumë pak kujdes i është bërë nënvizimit të llojeve të normave të thyera. Një hap madhor në këtë drejtim është bërë në studimin e Tittle-s dhe Paternoster-it në “Devijimi Social” (Social Deviance (2000)) ku ata mundohen që të nënvizojnë normat e ‘klasës së mesme’ dhe sjelljet që thyejnë këto norma. Ata propozojnë dhjetë norma dominuese: lojalitetin ndaj grupit, intimitetin (hapësirën private), urtësinë, konvencionalitetin, përgjegjësinë, pjesëmarrjen, moderimin, sinqeritetin, paqëdashjen dhe mirësjelljen.

Këtu nuk mund të specifikohet interpretimi i secilës normë, mirëpo duhet që të adresohen meritat dhe problemet e një liste të tillë. Njëra ndër meritat është se një listë e tillë inicon njohjen e komplikimeve të përfshira në determinimin nëse shembujt specifik të sjelljes përshtatën në kategorinë e thyerjeve normative. Për shembull, lojaliteti i grupit mund që të kërkoj sjellje që janë në kundërshtim me ‘normat’ tjera si sinqeriteti, konvencionaliteti dhe përgjegjësia. Sociologjia e devijimit do të kishte përfitim nga specifikimi i arsyeshëm i normave shoqërore dhe aplikimi i tyre në situata të ndryshme.

Problemi me një tentativë të tillë në momentin e pikërishëm është se ende nuk është tentuar as propozuar ndonjë metodologji për të determinuar standardet e tilla normative. Tittle dhe Paternoster (2000) nuk ofrojnë të dhëna të hulumtuara të asnjë lloji për të justifikuar listën e tyre. Aq më tepër, ata theksojnë që klasa e ultë ndan shumë, nëse jo shumicën, e këtyre normave, por nuk ofrojnë të dhëna në përkrahje të ndonjë distribuimi të veçantë shoqëror, e as ndonjë arsye specifike për të i quajtur ata ‘klasë e mesme’. Si

Message edited by Papucja - e Enjte, 2010-03-11, 2:58 AM
 
Forum » Mësime » Sociologji » SOCIOLOGJIA E DEVIJIMIT DHE E ARDHMJA E SAJ (Afrim Haliti Prezantim i shkurtër (from 1 - 9 ))
Page 1 of 11
Search:


Copyright Nusret © 2016
Powered by: Papucja