SOCIOLOGJIA DHE GJYKIMI I SHENDOSHE - Forum
E Shtunë, 2016-12-10, 3:45 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Mësime » Sociologji » SOCIOLOGJIA DHE GJYKIMI I SHENDOSHE (H Y R J E)
SOCIOLOGJIA DHE GJYKIMI I SHENDOSHE
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 3:06 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Për disa njerëz, sociologjia duhet të jetë studim i larmishëm i të dukshmës, një mënyrë e shtrenjtë për të zbuluar atë që secili tashmë e din. Për këta njerëz sociologjia është përafërsisht gjykim i shëndoshë. Por, a është? Merrni parasysh deklaratat në vijim.

1. Meqë aftësia mendore varet nga mosha, njerëzit e moshuar janë më pak produktiv se sa të rinjtë.

2. Meqë ne kemi koeficientin më të lartë të divorcit në botë, martesa patjetër humbet tërheqshmërinë e saj në SHBA.

3. Religjioni dhe shkenca nuk përzihen. Religjioni, nuk mund ta inkurajojë zhvillimin e shkencës.

4. Varfëria e thellë lehtë mund të shkaktojë revolucion.

5. Për dallim nga japonezët, amerikanët nuk punojnë punë të rënda, sepse ata më tepër janë të interesuar në zbavitje.

6. Vjedhja e armatosur është më e rrezikshme për viktimën sesa ajo e paarmatosur.

7. Shumica e të rinjëve të cilët i bashkohen kulteve janë të ndryshëm nga të tjerët e grupit të tyre. Ata, tek e fundit, kanë disa probleme me prindërit e tyre.

8. Meqë Biznesi i Madh dominon SHBA-të, shumica e amerikanëve punojnë në kompani të mëdha me më tepër se 1000 punëtor secili.

9. Paragjykimi i ashpër dhe diskriminimi gjithmonë i bëjnë minoritetet të varfëra.

10. Njerëzit e arsimuar të cilët kanë pak ose fare eksperiencë seksuale, ngjanë më shumë t’i dhunojnë partnerët e tyre, sesa ata që kanë shumë eksperiencë seksuale.

 
Forum » Mësime » Sociologji » SOCIOLOGJIA DHE GJYKIMI I SHENDOSHE (H Y R J E)
Page 1 of 11
Search:


Copyright Nusret © 2016
Powered by: Papucja