E Shtunë, 2024-04-20, 2:18 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

Menu Kryesore
Voto
Rate my site
Total of answers: 22
Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Login form

Main » 2010 » Mars » 7 » Audi ndërton makinë me “Wi-Fi”
3:22 AM
Audi ndërton makinë me “Wi-Fi”
Audi A8 i ri do të ketë si veçori një rrjet me shpejtësi të lartë për lundrimin dhe argëtimin brenda makinës.





Andrew Gilbert, një zëvendës president ekzekutiv i prodhuesit të qarqeve Qualcomm, tha se makina do të mundësonte një "flluskë lidhjesh” për udhëtarët, duke i mundësuar ata të përdorin shërbimet ueb me shpejtësi të lartë në ecje e sipër.

Audi A8 do të ketë si veçori sistemin e lundrimit në makinë Ndërfaqja Mobile Media Plus, i cili do të luajë rolin e "pikës së nxehtë” mobile, duke mundësuar pasagjerët të lidhin pajisjet e tyre Wi-Fi me internetin. Lundrimi satelitor ka gjithashtu të integruar Google Earth, duke mundësuar pamje satelitore 3 përmasore (3D) me rezolucion të lartë.

Audi tha se sistemi, kur kombinohet me një atlas rrugësh dhe përmbajtje të tjera interneti, mund të mundësojë planifikim udhëtimi në kohë reale, vendndodhje specifike vendesh interesante apo rezyme restorantesh, si dhe informacion të minutës së fundit mbi trafikun.

Sistemi mundësohet nga teknologjiaUMTS e Qualcomm, një nga rrjetet e të dhënave me shpejtësi të lartë të gjeneratës së ardhshme që do ta bëjë të lehtë lidhjen në ueb me shpejtësi të lartë nga pajisjet.

"Ne jemi të kënaqur të punojmë me Audin për t’u treguar konsumatorëve sesa imponuese është përzierja e lundrimit dhe teknologjisë lidhëse 3G”, tha Luis Pineda, një zëvendës president i vjetër i menaxhimit të produkteve të Qualcomm. "Duke integruar teknologjinë e modemit UMTS me sistemin lundrues të Audit, ne mund t’u mundësojmë drejtuesve të automjetit një eksperiencë lundrimi si askush tjetër, e përforcuar kjo nga të dhënat në kohë reale dhe pamjet satelitore. "

Audi tha se A8 i parë me UMTS të aktivizuar do të dalë në shitje më vonë këtë vit. /krokodili.com


Views: 1619 | Added by: Papucja | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Kërko
Kalendari
«  Mars 2010  »
E DiE HëE MaE MërE EnjE PrE Sht
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031
Entries archive
Partneret

Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja