E Premte, 2024-04-19, 7:43 AM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Mësime » Gjeografi » Planetoidet (asteroidet), Kometat dhe Meteorët
Planetoidet (asteroidet), Kometat dhe Meteorët
MariWanaDate: E Mërkurë, 2010-03-31, 5:28 PM | Message # 1
Private
Group: Moderators
Messages: 14
Reputation: 0
Status: Offline
Planetoidet (asteroidet), Kometat dhe Meteorët

Planetoidet (asteroidet)

Gjinden në hapësirën ndërmjet Marsit dhe Jupiterit.
Kan diametër prej 1 deri më 800 km.
Deri më sot janë zbuluar më tepër se 2000 Planetoide ku më të mëdhenj janë: Ceresi, Palladi, Vesti dhe Junona.
Lëvizin me shpejtësi të madhe rreth boshtit të paramënduar edhe atë një herë për 4 orë. Parashikohet se planetoidet janë formuar prej pjesëve të shkatëruar të trupave më të mëdhenj.

Kometat

Kometat paraqiten si trupa të veçante qiellorë. Në të dallohet koka në formë të topit e cila është e zgjatur në formë të bishtit.
Kokën e kometës e përbën bërthama e cila është pjesa e vetme e fortë e kometës që është e madhe disa km.
Koka përbëhet prej pluhurit, copave të forta, materialit të ndryshëm qiellorë dhe gazrave të ndryshëm.
Bishti i kometës arrin gjatësi prej disa milion km. Është i përbërë prej grimcave të ralla të gazta: dioksidi i karbonit, azoti, oksigjeni, hidrogjeni, metani, amonjaku etj.
Kometat rrotullimin rreth Diellit e bëjnë nëpër rrugë të gjata në formë të elipsës.
Ka rrotullime që zgjasin edhe me mijëra vite. Prej 5780 kometave vetëm 68 rrotullohen reth Diellit brenda nje periudhe më të shkurtër se 10 vjet. Kështu Enka paraqitet çdo 3 vjet e 3 muaj.
Komet e njohur është edhe kometa e Halejit e cila paraqitet cdo 76 vjet. Herën e fundit në tokë është paraqitur në vitin 1986.

Meteorët

Meteorët janë trupa të errët, të fortë, të ftohtë të cilat janë formuar nga shkatërrimi i ndonjë komete apo ndonjë trupi qiellor. Meteorët mund të jenë të vogla me diametër prej disa centimetra dhe të mëdha me diametër prej disa qindra metra. Lëvizin rreth Diellit ndërmjet hapësirës planetare me shpejtësi prej 30 deri 70 km në sekond.
Meteorët që bijnë në Tokë quhen Meteoritë. Më së shumti bijnë nëpër dete, oqeane, vende polare, shkretëtira dhe nëpër vendbanime të rralla.
Cdo vjet në Tokë bien rreth 2000 meteorë.
Meteori më i madh që ka ra ka qenë me peshë 60 tonelata.

 
Forum » Mësime » Gjeografi » Planetoidet (asteroidet), Kometat dhe Meteorët
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja