E Hënë, 2024-11-25, 12:42 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
FORMIMI I RAMIT DHE MBI-RAMIT
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:37 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Dërgimi i sinjaleve me një sistem PCM, është i ndarë në disa nivele hijerarkike (të renditura). Në secilin nivel të ardhshëm kombinohen sinjalet e disa kanaleve të nivelit të kaluar, ashtu që në nivelin primar formohet rami prej disa dhjetëra kanalesh telefonike. Në nivelin e ardshëm prej disa dhjetëra rameve formohet mbirami dhe kështu me radhë deri tek niveli më i lartë, në të cilin me një sistem PCM dërgohen disa mijëra kanale telefonike.
Për llojet e sistemeve transmetuese do të bëhet fjalë më vonë. Praktikisht shfrytëzohen ose përdoren dy sisteme primare PCM të ndryshëm me 24 dhe 30 kanale standarde telefonike. Këtu ne do të përqëndrohemi në sistemin primar PCM, 30-të kanalësh sipas preferencave të (***), konferencës evropiane për menaxhimin e postave dhe telekomunikacionit, si standard ose normë evropiane.
Në secilin ram të këtij sistemi gjenden 30-të kanale telefonike dhe dy kanale plotësuese për sinkronizim të të dhënave zyrtare të transmetimit të të dhënave dhe të sinjalizimit. Grupi prej 16-të rameve formon një mbiram, frekuenca e zgjedhjes për çdo kanal është 8000 Hz, ndërsa një i zgjedhur kodohet me 8 bita (256 nivele kuantuese), që do të thotë se gjatësia e ramit është 125 msose (1/8000Hz) dhe gjatë asaj kohe dërgohen 832 = 256 bita, kështu shpejtësia bitore 2,048 M&/S.

Prej figurës shihet gjithashtu se kanali 0-16 nuk shfrytëzohet për transmetim të të folurit. Kanali 0 në ramet qifte transmeton sinkro grupin për sinkronizimin e ramit, në gjatësi prej 7 bitësh dhe 1 bit të dhëna dhe informata zyrtare. Ndërsa në ramet teke, transmetohen vetëm të dhënat në kanalin e 16-të. Në ramin zero transmetohet grupi sinkronizues për sinkronizimin e mbiramit, gjatësia prej 4 bitësh, sikurse edhe 4 bitë të dhëna, përderisa në ramet tjera transmetohen kriteret sinkronizuese.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja