E Premte, 2024-11-29, 4:01 AM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
KËRKIMI I SINKROGRUPËS DHE VERIFIKIMI I SAJ
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:40 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Pranuesi gjendet në fazën e kërkimit të sinkrogrupës, ose në fillim të punës së saj, ose kur është i humbur sinkronizimi. Procesi i kërkimit të sinkrogrupës i ka dy faza: 1. Fazën e kërkimit fillestar dhe 2. Fazën e verifikimit të sinkrogrupës. 1) Në fazën e parë të sinkronizimit, apo kërkimit fillestar të sinkrogrupës, është e nevojshme që të gjendet sekuenca e bitëve, e cila i përgjigjet sinkrosekuencës. 2) Në fazën e verifikimit të sinkrogrupës, është e nevojshme që të kontrollohet se a është gjetur me të vërtetë sinkrogrupa, apo ajo ka qenë një sinkronizim i rrejshëm. Në kornizat e ardhshme provohet me rigorozitet rregullsia e sinkrogrupës, dhe në rast se ky kontroll është i sukseshëm, do të shpallet gjendja e sukseshme e sinkronizuar e procesit. Sipas mënyrës së fazave të kërkimit të sinkrogrupës , e cila ndryshe thirret edhe ,,faza e gjuetis’’, dallohen dy tipe të sinkronizatorëve: 1.

Sinkronizatorët e gjuetis, nga korniza në kornizë dhe 2. Sinkronozatorët e gjuetisë nga biti në bit
Ilustrimi i punës së algoritmit të gjuetisë, nga korniza në kornizë, është i paraqitur në figurën******. Bitët të cilët janë paraqitur në pjesën e lartë, me vija të plota, janë bitët sinkronizues, ndërsa me vija të ndërprera, janë paraqitur bitët e informacionit. Pranuesi i cili e ka të njohtuar, strukturën e sinkro-grupit, në formë interne, gjeneron të ashtuquajturin, grup referent sinkro. Sekuenca e bitëve në formën e grupës referente dhe të grupës së vërtetë, sinkro, është e njëjtë. Grupi sinkro-referent, i cili është me gjatësi prej k) bita, krahasohet me k0 grupin e parë i cili pason.
Në rast të mos përputhshmërisë së verifikimit, prova do të përsëritet në kornizën e ardhshme, prandaj prej kësaj edhe e merr emrin gjuajtja prej kornizës në kornizë, dhe atë duke u nisur prej bitit të ardhshëm në kornizë. Kështu pra koha e cila kalon në mes të intervalit të dy verifikimeve të njëpasnjëshme, është Tc+Td. Ku Tc, është perioda e sinkrogrupës, ndërsa Td është perioda e bitit të taktit. Nga shembulli i dhënë në figurë, shohim se verifikimi do të jetë i suksesshëm në herën e tretë dhe atëherë do të fillojë faza e verifikimit të sinkronizatorit. Në rast të verifikimeve pasuese të sukseshme, për standardet (1 Mirëpo nëse njëra nga kontrollimet e ardhshme që bëhen tregon se sinkronizimi nuk është i sukseshëm, atëherë konsiderohet se është bërë një sinkronizim i rrejshëm, dhe se vazhdohet me procedurën e kërkimit të mëtejmë të sinkro-grupit. Prandaj siç shihet edhe nga shembulli i lartpërmendur, në secilin cikël të sinkronizimit, më parë kryhet një kontroll grupor, ku në mes të dy kontrolleve kalojnë b +1 bita. Kjo mënyrë e gjuetisë sinkronizuese, me vetëm një kontroll të bërë, ose me një verifikim në ciklin sinkronizues, do të zgjatet në masë të madhe, vetvetiu ose në praktikë, mirëpo më shumë do të përdoret mënyra e dytë ose algoritmi i dytë i cili ka për bazë gjuetinë nga biti në bit. Ky algoritëm është i ilustruar në figurën*. Sikurse edhe në algoritmin e mëparshëm, pranuesi do të gjenerojë në grupën referente sinkronizuese, e cila krahasohet në bitët, që vijnë ose që kanë ardhur. Në dallim nga algoritmi i kaluar, këtu në rast të mospërputhshmërisë verifikimi do të vazhdojë me të njëjtën menjëherë. Nëse në verifikimin e kaluar janë përcjellë, ose janë vështruar k0 bitë, duke u nisur nga (i+1) biti e mëtutje.
Kështu që në mes të dy kontrolleve kalon vetëm një interval bitor Td. Kur të konstatohet përputhshmëria e grupës referente, dhe grupës sinkro në arritje, atëherë pas tri verifikimeve, do të fillojë faza e verifikimit e cila është e ngjajshme me algoritmin prej kornizës në kornizë.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja