E Hënë, 2024-11-25, 12:54 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
KOHA MESATARE E VENDOSJES SË SINKRONIZIMIT
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:41 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Nga shembulli i punës së dy algoritmeve gjuajtës të sinkronizimit, shihet e dallimi i kohës së duhur për të arritur sinkronizimin në dy algoritma. Në shembullin tonë, te algoritmat nga korniza në kornizë, sinkronizimi është i ndërlidhur pas 2(Te+Td)vTe, kurse gjuajtje në algoritmin nga biti në bit, pas 2Td+vTc. Në këtë nënkapitull do të caktojmë kohën mesatare të sinkronizimit dhe të risinkronizimit, në këto dy algoritma. Në shqyrtimin e deritanishëm ne nuk kemi marrë në konsiderim një faktorë me rëndësi, siq është vërtetimi i radhitjes së grupit sinkronizues të referuar dhe të bitëve të cilët pasojnë. Mundë të jetë e sukseshme me rastin kur bitët pasuese nuk paraqesin grupin sinkron, vetëm rastësisht kanë vlerat e njëjta të radhitjes, së vlerave të bitit, sikurse edhe grupi sinkronizues, dhe kjo paraqitje quhet sinkronizim i rrejshëm.
Nëqoftëse gjatësia e grupit sinkro është P<0, për bit atëherë mundësia e sinkronizimit të bitit të rrejshëm është P=0, që në fakt është e mundshme që k0, e bitit të formojë kombinimin e caktuar, ashtu që sinkronizatori, me mundësinë (1-p), të ndeshet me grupin e bitit, i cili nuk ka radhitjen e njëjtë sikurse sekuenca sinkro dhe vazhdon gjuajtjen derisa të mundësojë që P të ndeshet me grupin e bitit të cilët rastësisht e kanë radhitjen e njëjtë sikurse grupi sinkron. Në rast të ndeshjes në grupin sinkron të rrejshëm, marrësi gabimisht konkludon që është hasur grupi sinkro, hyn në fazën e verifikimit dhe pas disa cikleve verifikuese konstaton se sinkronizimi është i rrejshëm dhe përsëri vazhdon në gjuajtje.
Numri i cikluesit verifikues duhet të jetë më i vogël nëse mundësia e sinkronizimit P është më e vogël. Në procesin e hulumtimit të grupit sinkron dallohen dy raste: sinkronizimi fillestar dhe risinkronizimi. Sinkronizimi fillestar kryhet në rastin e kyçjes, kurse risinkronizimi është procesi i rivendosjes së sinkronizmave. Në rastin e risinkronizimit gjuajtja më së shpejti fillon në vendin më të papërshtatshëm menjëherë pas grupit sinkro, atëherë duhet të kalohet nëpër të gjithë Bo bite. Në rast të sinkronizimit fillestar mundemi të shohim që do të gjendemi mesatarisht në gjysëm kornizë, atëherë për arritjen e sinkronizimit duhet të kalohet Bo/2 bite. Në figurën** është dhënë përpjestimi i kohës së risinkronizimit dhe madhësia e cikluesit të sinkronizimit ku është pranuar si faktor i regjimit të sinkronizimit si parametër. Lakoret janë të kufizuara në anën e majtë në drejtëzën Ko = ab = 1, për atë që numri i sinkro bitëve nuk mund të jetë më pak se 1, kurse në anën e djathtë në drejtëzën cres =tc, sepse koha e risinkronizimit mund të jetë më e shkurtër se një ciklues sinkronizues.
Në bazë të diagramit në figurë mund të vie deri te këto përfundime: a) Për gjatësinë e cikluesit sinkronizues të dhënë Bo, koha e risinkronizimit bie në rritjen e numrit të bitëve të cilët shfrytëzohen për sinkronizim. b) Për numrin e bitëve të sinkronizuar, gjatësia e sinkronizuar, varet nga numri i bitëve në ciklusin e sinkronizimit. c) Për qdo faktor të regjimit të sinkronizimit, egziston minimumi i sinkronizimit. Kështu që nëse resinkronizimi nuk zgjatë më shumë se 5 milisekonda, dhe nëse intervali bitor, nuk zgjatë më shumë se 0.5 ms, atëherë do të shohim se raporti T/Td=10000, vlera minimale e faktorit të regjimit të sinkronizimit, a=0.002 (vija e ndërprerë). Minimumi i lakores së vërejtur është për b0=9000, ndërsa numri i bitëve në sinkrogrupë, është k0=ab0=18.
 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja