E Premte, 2024-11-29, 2:23 AM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
ZGJEDHJA E SINKRO-SEKUENCËS
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:42 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Në analizën e deritanishme, kemi vërejtur dhe kemi parashikuar se renditja e bitëve në sinkrogrupë, nuk ka ndikim në mundësinë e risinkronizimit. Ky parashikim megjithatë nu është i arsyeshëm, prandaj ne në këtë pjesë do të shohim se si ka mundësi që në dymënyra të ndryshme të bëhet zgjedhja e strukturës së sinkrogrupës, e cila ndikon në mundësinë e detektimit të rrejshëm të sinkronizimit. Për shqyrtim të paramendojmë se pranuesi gjendet në fazën e kërkimit të sinkrogrupës dhe kjo sinkrogrupë, ka gjatësi k0 dhe është e përbërë prej shifrës(0). Poqëse paramendojmëse grupa sinkro do të fillojë në S-bitë në ram, atëherë algoritmi i kërkimit të sinkro-grupës, do të marrë bitë radhe prej k0, prej L-ramit...(L=1,....,b0), nëkornizë me sinkro-grupë, të pritur ose të parashikuar. Në momentin , kur L=S-1, në kontrollin me sinkrogrupën e pritur, merr prej bitit informatën i pari, dhe pas tij pason k0-1 bit(0), të sinkrogrupës së vërtetë.
Biti i informatës është i karakterit të rastësishëm, prandaj vlera e tij është zero (0), dhe vjen deri te sinkronizimi i rrejshëm, por nëse vlera e tij është (1) një, atëherë nuk do të vie deri te sinkronizimi. Kjo do të thotë se pranuesi, m prognozën e tij ose me parashikimin e tij prej 50%, e cakton ose e njef mirë sinkronizimin e rrejshëm. Plotësisht është rasti i njëjtë edhe me parashikimin kur l=s+1, apo kur l=s-2, dhe parashikimi do të jetë 25%, ose do të vijë deri te sinkronizimi i rrejshëm.
Në formën gjenerale kuptohet se nëse në kuadër të kontrollit hyjnë n bit të rasti atëherë mundësia e sinkronizimit të rrejshëm është 0.5. Nëse gjatësia e sinkrosekuencës është k, atëherë verifikimi për të cilat është s-k+1<1 Me ndonjë zgjidhje tjetër të strukturës së sinkrogrupës, efekti i sinkronizimit të rrejshëm në zonën kuazi determinuese është e mundur që të menjanohet. Kështu për shembull, nëse sinkrogrupi është i përbërë prej kësaj forme : 11..11...00, në zonën kuazideterminuese, nuk do të vijë deri te sinkronizimi i rrejshëm. Në këtë paisje ne shqyrtuam mundësinë e ndikimit të strukturës së përbërjes së sinkrogrupës, në sjeljen e sinkronizimit, në afërsinë e tij. Pastaj ne erdhëm në përfundim se, nga pozicioni i zvogëlimit të mundësisë së sinkronizimit të rrejshëm, nuk është e dobishme që sinkrogrupa, të jetë e përbërë nga bitët e njëjtë, qofshin ata 0 apo 1.

Parashihet tani që gjatësia e sinkrogrupës, të jetë dy, dhe struktura e saj të jetë 10 ( kemi parë se struktura e tillë është e mirë në zonën kuazideterminuese), atëherë në rast se verifikimi nuk është hasë në përputhshmëri, me sinkrogrupën e pritur, kjo do të thotë se dy bitët e informatës kanë provuar njërin prej tri kombinimeve: 00,01 dhe 11.
Në kontrollin e ardhshëm hidhet biti i parë nga e majta, ndërsa biti i dytë lëviz për një vend kah i pari, ashtu që me mundësinë e 67%, biti i parë në atë kontroll, do të jetë ,,1’’, nëse kombinimi në verifikimin e parë ka qenë 0,1, ose 1,1. ndërsa në mundësinë prej 33% të bitëve, biti i parë në kontrollin e ardhshëm do të jetë ,,0’’, apo kombinimi 00. Në rast se biti i ri i informatës, i cili shtohet në fund të verifikimit, është zero, mundësia 50%, në ym+1-tën herë të verifikimit, me mundësinë prej 67 % ½= 33 %, do të vendoset sinkronizimi i rrejshëm. P1=1/4, P2=2/6, P3=3/6, dhe P4=4/10 Në sekuencën e parë të bitëve hyrës, e cila krahasohet me sinkro-grupin referent është njëra prej katër sekuencave me mundësi të njëjtë.
Mundësia e sinkronizimit të rrejshëm është P1 = ¼, nëse nuk vjen deri tek sinkronizimi i rrejshëm, atëherë bëhet sinkronizimi i dytë. Në testin e dytë mund të lajmërohet njëra nga gjashtë kombinimet e mëposhtme. Nga figura shihet se deri tek sinkronizimi i rrejshëm vie në dy raste, kur P2 = 2/6. Metoda e hudhjes së bitit më të vjetër dhe gjenerimin e dy sekuencave duke shtuar 0 dhe 1, vazhdohet në testin e tretë dhe të katërt dhe fitohen mundësitë e sinkronizimit të rrejshëm P3 =3/8. Në figurën ** është treguar mundësia e sinkronizimit të rrejshëm, kur sinkro-grupi është me strukturë 1-1. nga figura poashtu shihen mundësitë eventuale, respektivisht: P1= ¼, P2=1/6, P3=2/10, P4=3/16. mund të vërehet gjithashtu, se mundësia e sinkronizimit të rrejshëm është më e vogël nëse sinkro-grupi është i përbërë nga bitët e njëjtë.
Ky përfundim vlenë për sinkro-grupet me numrin e rastësishëm të bitëve ko. Duke e përcjellur punën e sinkronizimit në dy rrafshe të punës në zonën kuazideterminuese dhe në zonën e bitëve të rastësishëm, vie deri te dy kërkesa të kundërta për strukturën e sinkro-grupit. Por, nëse në shqyrtim futet edhe mindësia e lajmërimit të gabimit në njërin nga bitët në sinkro-sekuencë, problemi edhe më shumë ndërlikohet ose komplikohet. Zgjidhjes së sinkro-sekuencës optimale i janë përkushtuar shumë hulumtime dhe janë gjetur sekuencat të cilat në mundësinë më të vogël incizojnë lajmërimin e sinkronizimit të rrejshëm.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja