E Hënë, 2024-11-25, 12:41 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
ARISTOFANI
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:21 PM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Aristofani ka Lindur në Athinë aty nga viti 445, p.e.r. Si për shumë autorë të antikitetit, edhe për këtë komediograf të madh shumë pak gjëra dihen rreth jetës së tij. Shkroi 44 komedi nga të cilat kanë arritur vetëm 11. Këto sipas rendit kohor janë: "Aharnianet", "Kalorësit", "Retë", "Grerëzat", "Paqja", "Zogjtë", "Lisistrata", "Thsmoforiet", "Bretkostat", "Gratë në parlament" dhe "Pluti". Këto 11 komedi të plota janë e vetmja trashëgimi që hedh paksa dritë mbi rrugën e zhvillimit të komediografisë klasike greke, e cila njohu mbi 150 autorë me rreth 900 komedi, nga të cilat kanë mbetur vetëm emrat, titujt dhe fragmente të shkëputura.
Aristofani jetoi dhe krijoi në periudhën kur filloi të ndihej kriza ekononike dhe ideologjike në strukturën e shtetit demokratik skllavopronar. Shtimi dhe përqëndrimi i pronës së madhe private në duart e skllavopronarëve solli me vete varfëimin e zejtarëve, të fshatarësisë së mesme e të varfër, me një fjalë të masave të gjera të prodhuesëve të vegjël.
Shprehje e gjallë e krizës së thellë nëpër të cilën po kalonte mbarë Greqia, ishte lufta e Peloponezit midis Athinës dhe Spartës që nisi në vitin 431 dhe mbaroi në vitin 404 para erës së re. Kjo luftë e gjatë, përfundimi i të cilës do t'i siguronte njerës nga të dy palët hegjemoninë(1) mbi mbarë vendin, solli shkatërrime të mëdha në ekonomi e në njerëz. Këtyre fatkeqësive iu shtuan edhe ato që solli epidemia e rëndë e murtajës, që ra në Athinë aty nga fillimi i luftës e që shfarosi një të tretën e popullsisë. Lufta, ku ngrihej greku kundër grekut, ngjarjet e tjera të kobshme, sëmundjet, shkaktuan një fare rënie shpirtërore dhe indiferentizëm te qytetarët ndaj jetës politike e shoqërore.
 
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:22 PM | Message # 2
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Komeditë

Ky realitet historik, plot trazira e shqetësime u pasyrua me forcë të madhe goditëse në komeditë e shkëlqyera të Aristofanit. Sulmet e tij kundër shoqërisë së kohës nuk duhen marrë si sulme kundër rendit demokratik. Autori demaskon me satirën e tij të fuqishme përfaqësuesit e padenjë të këtij rendi që fshihen pas parullave demokratike; këta janë nënpunësit e pandërgjegjshëm që grabisin arkën e shtetit, demagogët(2) që shfrytëzojnë besimin e popullit, oratorët e shitur, filozofët llafazanë që merren me gjëra pa vlerë dhe me teoritë e tyre edukojnë keq rininë. Duke u nisur nga këto vrojtime që nxjerr nga realiteti i kohës së tij, Aristofani kujton me nostalgji kohët e dikurshme të virtytit e të heroizmit, kur qytetarët luftonin me vetmohim për të mbrojtur atdheun nga sulmet e hordhive të huaja që vinin diku larg nga Azia.
Degjenerimin moral të shoqërisë poeti e gjen me shumë në qytetin grek, ku vërtitet turma e parazitëve, mashtruesëve, demagogëve që orvaten të tërheqin pas vetes për qëllimet e tyre politike njerëzit naïvë ose edhe të tjerë që kërkojnë të nxjerrin ndonjë përfitim nga rrethanat që u krijohen.
Problemi i edukimit të rinisë me normat e moralit të shëndoshë tradicional zë vend të dukeshëm në komendinë. "Retë", një nga veprat më të bukura të Aristofanit. Fshatari Strepsiad, i shkatërruar ekomomikisht nga i biri, i edukuar keq prej së ëmës, shkon në "mendimtoren" e filozofit sokrat për të mësuar artin e gënjeshtrës. Fillon mësimi: plaku kërkon të mësojë mënyrën si të mos të paguajë borxhet; por, meqë s'i hyn asgjë në kokë, e dëbojnë nga "mendimtorja". Dërgon atëherë të birin, i cili përvetëson mirë dhe me lehtësi të gjitha mësimet. Kthehet në shtëpi, i aftë tanimë të përcjellë duarbosh të gjithë ata që i trokasin në derë për t'i kërkuar borxhet. Por i biri duke menduar se arsyeja qëndron gjithnjë në anën e tij, arrin deri atje sa të rrahë të atin dhe të kërcënojë të ëmën. Strepsiadi i zhgënjyer nga kjo lloj edukate e të birit, me kurrizin që i dhemb ende nga dajaku, shkon dhe i ve zjarrin "mendimtores" së mallkuar.
Komedia "Retë" është e pasur në personazhe e situata komike, të përshkruara nga një ironi e hollë qesëndisëse.
Vetë titulli i komedisë priret të tregojë se doktrina filozofike e Sokratit u ngjan reve, që e ndryshojnë formën sipas erërave që fryjnë.
Një çështje e mprehtë që shqetëson Aristofanin është ajo e luftës dhe e paqes, që e ka trajtuar në komedinë e tij "Kalorësit", "Aharnianët". "Lisistrata" dhe "Paqja". Në to është vënë në shenjë të goditjes së tij satirike lufta e gjatë dhe e kobshme për hegjemoni midis qyteteve shtete greke, Lufta e Peloponezit. Në ndonjerën prej tyre ("Kalorësit") autori madje, vë në një pozitë komike edhe Demosin (popullin), i cili, i rrjedhur paksa nga trutë, hiqet për hunde nga demagogë të tillë si Paflagoni, që me genjeshtra dhe lajka, orvatet të nxjerrë fitime për vehte.
Në komedinë "Paqja" tregohet se si fshatari Trigje i dëshiruar për paqe, hipën në një lloj brumbulli shumë të madh dhe shkon në qiell për të liruar Paqen (Irenën), që luftëzënësit e kishin mbyllur në një guvë. Me ardhjen e paqes në tokë, jeta fillon të çelet; fshatarët, pjesa më e dëmtuar nga pasojat e luftës, nisin punën e tyre në arat e braktisura për kaq vjet me rradhë, dhe gëzojnë të mirat e prodhimeve që nxjerrin me djersë e mund. Kohës së tij, të mbarsur me luftra të vazhdueshme, Aristofani u kundërve kohët e para kur gjindja jetonte e qetë, secili shikonte punën e tij, nderonte dhe jetonte në harmoni me të tjerët. Komedinë e përshkon ndjenja e një malli të ëmbël për qetësinë fshatarake dhe gëzimin e punës paqësore, të cilat në kohën e tij i ka përpirë në vorbullën e saj ligësia:

Kujtoni ato kohë, o miq,
Kur paqja u falte begatinë,
Ato kepele varg me fiq,
Mushtin e ëmbël dhe mirsinë,
Lëndinëzën e lulëzuar,
Me vjollcat plot anës rrëkesë,
Ato ullinjtë e bekuar…

Në qendër të vëmendjes së komediografit të madh janë gjithnjë problemet politike. Ai shpërthen me një furi të pashembullt kundër gjithë shkaktarëve të luftës së Peloponezit, ku përplaseshin interesat e klasave sunduese të Spartës dhe Athinës. Shkaktarët kryesore të luftës për Aristofanin ishin demagogët që qëndronin në krye të partive politike, ku kishin arritur me dinakëritë e premtimet e bukura që i bënin popullit. Një nga këta kundër të cilit autori shfryn mllefin e tij satirik, është Kleoni, udhëheqësi i partisë radikale në Athinë. Te Kleoni, Aristofani sheh në rradhë të parë luftënxitësin dhe mbrojtësin e flaktë të prirjeve hegjemoniste të Athinës në rivalitet me Spartën. Në këtë vështrim e ka paraqitur autori Kleonin në komedinë e tij, "Kalorësit", "Grenzat" etj. Në "Kalorësit" tehun e satirës së tij Aristofani e drejton edhe kundër parlamentit të Athinës për paaftësi në drejtimin e jetës së vendit, për prirje luftënxitëse, duke u bërë kështu vegël, në duart e demagogëve. Me ngjyra të karikaturës dhe të groteskut e ka paraqitur poeti parlamentin edhe në komedinë "Aharnianët" dhe sidomos te "Gratë në parlament". Meqënëse burrat u treguan të paaftë të drejtojnë jetën e vendit, këtë radhë janë gratë që marrin fuqinë në parlament dhe bëjnë reforma që synojnë të zhdukin dallimet sociale dhe t'u vinë në ndihmë të varfërve. Por edhe këto reforma, të paraqitura në vepër me situata dhe efekte komike, mbetën në rrafshin e një ëndrre të bukur, se nuk zgjidhen asgjë. Gjendja mbeti po ajo që qe.
Aristofani është një komediograf thellësisht realist, por shpesh mban dhe qëndim romantik, ëndërrues për të gjetur zgjidhje qoftë dhe në fantazi apo në mënyrë utopike(3),
Për tërë ato probleme që e shqetësojnë lidhur me fatin e shoqërisë njerëzore, për tërë ato probleme që e shqetësojnë lidhur me fatin e shoqërisë njerëzore.
Në këtë frymë ka shkruar komeditë "Gratë në parlament", "Zogjtë", "Pluti".
Në komedinë "Zogjtë" dy qytetarë athinas, shkojnë të ndërtojnë një qytet midis qiellit dhe tokës për të jetuar në mes të zogjve që bëjnë jetë të qetë të shkujdesur. Poeti në këtë vepër është futur i tëri në botën e fantazisë, përmes së cilës ai vë në lojë një realitet konkret, Athinën dhe qytetarët e saj, disa prej të cilëve vrapojnë për në qytetin e ri për të ngatërruar e për të nxjerrë fitime.
Problemin e mprehtë shoqëror të ndarjes së padrejtë të pasurisë dhe të kontrasit midis të pasurve dhe të varfërve, Aristofani e ka trajtuar në komedinë "Pluti". Fshatari i varfër , Kremili, e shpie perëndinë e pasurisë Plutin, që ishte i verbër , te Askelepi, perëndia e shëndetit, i cili e shëron dhe i sjell pamjen. Pluti tani i sheh gabimet e rënda që kishte bërë dhe premton se këtej e tutje do të shkojë vetëm te njerëzit e mirë, punëtorë e të virtytshëm,
Zgjidhja utopike e problemit nuk e ka penguar Aristofanin të shohë veset dhe anët e errëta të shoqërisë së kohës, prirjen për t'u pasuruar me çdo lloj mënyre, pa marrë parasysh dëmin dhe të këqijat që ju shkaktojnë të tjerëve.
Aristofani, që për dyzet vjet me radhë dha me veprat e tij një pasqyrë të gjallë të jetës politike, shoqërore e ideologjike të Athinës midis shekullit V dhe IV para erës së re, është komediografi më i madh i antikitetit dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohëve. Arti i tij shkëlqen nga fantazia e jashtëzakonshme në krijimin e situatave komike të trashura të karakterit të tyre deri në hiperbolë. Përdorimi i subjekteve dhe i situatave përrallore fantastike i ka dhënë dorë poetit që të verë në lojë e të satirizoje më me forcë, për të gjetur rrugëdalje të papritura me efekte komike.
Në komedinë e Aristofanit spikatin shpesh nota të theksuara të një lirizmi të hollë, dashuria për të bukurën, nostalgjia për natyrën e virgjër e të pamolepsur nga prapësite, për gëzimin e punës së bujkut, kontrasti midis realitetit dhe ëndrrës, midis asaj që është dhe asaj që duhet të jetë.(4)

Attachments: 9616875.gif (5.9 Kb)
 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja