ARISTOTELI - Forum
E Shtunë, 2014-11-01, 0:55 AM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Mësime » Letërsia Antike greke » ARISTOTELI (Hyrje)
ARISTOTELI
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:23 PM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohëve,lindi në Stragirë, qytet në bregdetin thrak në Greqi, në vitin 384 para erës së re.
Jetoi shumë kohë në Athinë, ku u edukua dhe mori mësimet e para të filozofisë në shkollën e filozofit të madh grek Platonit. Në vitin 342 shkoi në oborrin mbretëror të Maqedonisë, i ftuar nga mbreti Filip si mësues për djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qëndoi shtatë vjet. Mësimet themelore që mori Aleskandri, mështeteshin në arrritjet e deriatëhershme të letërsisë, të filozofisë dhe të kulturës greke, por në mënyrë të veçantë në leximin e poemave të Homerit. Për këtë qëllim Aristoteli përgatiti për nxënësit e tij një botim të veçantë të poemave homerike. ë vitin 335 u kthye në Athinë, ku krijoi shkollën e njohur që u quajt shkolla peripatetike, mbase mësimet bëheshin jashtë në natyrë, në sheshin pranë tempullit të Apollonit.
Me vdekjen e Aleksandrit në vitin 323 para erës së re, Athina, e cila ndodhej nën hegjemoninë maqedonase, ngriti krye me shpresë se do të fitonte lirinë. Nisi tani një fushatë kundër Aristotelit nga armiqtë e tij, që e paditnin për lidhjet që ai vazhdonte të mbante me Maqedoninë. Kështu filozofi u detyua të largohej nga Athina dhe të shkonte në Kalkidë, qytet dhe port i Greqisë në ishullin Eube, ku vdiq më 322 para erës së re,në moshën 62 vjeçare.
Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet. Me përjashtim të matematikës, lëroi të gjitha fushat e dijes, duke lënë politikën, shkencat e natyrës, artin etj.
Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen njohuri ga të gjitha fushat e diturisë. Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën. Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishte në një mendje me të.. Në një nga veprat e tij thotë s'është e arsyeshme të kesh respekt për miqtë e të vërtetën. Por midis miqve dhe së vërtetës ështe gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën. Nga jo ide lindi më vonë dhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni, por mike më të madhe është e verteta.
Në mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letërsinë dhe artet si mjet me fuqi të madhe edukuese. Në veprën Poetika thotë se qytetarët duhet të merren me punë, të ruajnë paqen dhe të kryejnë vepra të doishme e të bukura. Në këtë vështrim rëndësi të veçantë i kushton filozofi edukimit të njeriut me muzikë dhe me arte të tjera, të cilat ushqejnë shpirtërisht dhe intelektualisht.
 
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:23 PM | Message # 2
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Poetika

Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij "Poetika", e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe me kaq mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë.
Teoria estetike e Aristotelit mbi poezinë (në kuptimin e gjerë të fjalës) është përfundim i një studimi të imtë i veprave të letërsise klasike greke dhe i mendimeve që patën dhënë të tjerët para tij mbi të bukurën, por që neve nuk na kanë arritur. "Poetika" mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik në periudhën klasike greke, Aty trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj.
Aristoteli e ka quajtur veprën "Poetika", mbasi aty trajton probleme që kanë të bëjnë me të gjitha gjinitë letrare që shkruhen në vargje siç janë eposi, poezia lirike dhe poezia dramatike. Por nuk është thjesht vargu ai që e ka shtyrë filozofin e madh ta emërtojnë veprën kështu. Në radhë të parë është përmbajtja ajo që e dallon aritn e fjalës, poezinë në kuptimin e gjerë të fjalës, nga llojet e tjera të shkrimit.
Duke zbërthyer kuptimin dhe rëndësinë e artit, Aristoteli thotë se detyra e poetit është të flasë jo vetëm për atë që ka ndodhur në të vërtetë, por edhe për atë që mund të ndodhë, për atë që është e mundshme dhe e domosdoshme të ndodhë. Duke analizuar këtë mendim shumë të rëndësishëm, që pohon në thelb artin realist, nxjerrim si përfundim idenë e rëndësishmë se poezia, arti në përgjithësi pasqyron vërtet anët më thëlbësore të jetës, por nuk i jep ato thjesht ashtu sic janë, në formë të ngrirë statike, por në mënyrë krijuese, në lidhjet e tyre ë brendshme, në lëvizje dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Në këtë vështrim, Aristoteli e quan poezinë dicka më filozofike dhe universale në krahasim me historinë që i tregon gjërat vetëm ashtu siç kanë ndodhur. Kështu duhet kuptuar mendimi shumë i rëndësishëm i aturoit, se "vepra artistike duhet ta tejkalojë modelin". Me fjalë të tjera, poeti, artisti nuk duhet të riprodhojë në mënyrë dokumentuese realitetin, por në bazë të analizës së dukurive të vecanta, të zbulojë dhe të përgjithësojë kuptimin e shkaqeve të tyre.
Vendin kryesor në veprën "Poetika" e zë teoria mbi tragjedinë. Në të flitet për zanafillën dhe zhvillimin historik të saj, duke sjellë shembuj nga vepra të tragjikëve të mëdhenj grekë. Interes të veçantë kanë mendimet e Aristotelit lidhur me ndikimin e tragjedisë në ndërgjegjen e njerëzve. Përmes tmerrit dhe dhembjes ajo i bën njerëzit më të mirë, duke i pastruar nga pasionet. Në këtë mënyrë spektatorët ose lexusit, përmes kënaqësisë estetike që ndjejnë duke parë e lexuar një tragjedi, lehtësohen dhe çlirohen shpirtërisht, ndjenjat e tyre fisnikërohen.
Që tragjedia të ushtrojë ndikim pastrues te spektatori, nuk duhet të ketë në qendër të saj heronj të lartë që kalojnë nga lumturia në fatkeqësi dhe anasjelltas. Me një fjalë heroi të jetë njeri i zakonshëm, jo i veçantë për nga virtyti dhe drejtësia, dhe që bie në fatkeqësi jo për shkak se është i prishur dhe me vese, por për shkak të ndonjë gabimi, në një kohë kur më parë gëzonte nder të madh dhe lumturi, sic është p.sh. Edipi ose personazhe të tjerë të këtij lloji.
Në këtë kapitull të veprës Aristoteli flet edhe për poezinë epike, për zanafillën e saj etj. E krahason gjininë epike me atë tragjike dhe vë në dukje çka i bashkon dhe çka i dallon ato nga njëra-tjetra. Sipas mendimit të Aristotelit poezia është një gjini më e hershme dhe më pak e përsosur se tragjedia e cila është më e koncentruar dhe ka fuqi më të madhe veprimi. Autori pohon se të gjithë elementet që ka epopeja i ka edhe tragjedia, kurse të gjithë elementët e tragjedisë nuk i gjejmë në epopenë. Përveç kësaj tragjedia është më e ngjeshur në veprim. Epopeja ka "një unitet më të pakët dhe kjo provohet nga fakti që prej cdo imitimi epik mund të dalin shumë tragjedira". Nga të gjitha vrojtimet që bën lidhur me këtë cështje, autori arrin në përfundimin se tragjedia qëndron më lart se epopeja.
Me "Poetikën" e tij Aristoteli krijoi një vepër që shquhet për thellësinë e analizës. Ajo hodhi themelet e mendimit estetik të mëvonshëm për shumë proleme teorike të letërsisë dhe veçanërisht të tragjedisë.

Attachments: 1108401.jpg(9Kb)
 
Forum » Mësime » Letërsia Antike greke » ARISTOTELI (Hyrje)
Page 1 of 11
Search:


Copyright Nusret © 2014
Powered by: Papucja