TEORITË SHOQËRORE TË ELITARIZMIT - Forum
E Shtunë, 2016-12-10, 3:40 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Mësime » Sociologji » TEORITË SHOQËRORE TË ELITARIZMIT (Gaetano Mosca - Vilfredo Pareto)
TEORITË SHOQËRORE TË ELITARIZMIT
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 3:11 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Termi “elitë” është kompleks dhe bart ngarkesa të ndryshme ideologjike dhe tone të ndryshme emocionale. Pikëpamjet elitiste kanë burime e mbështetje të ndryshme, bazohen në faktorë të ndryshëm. Ato mund të jenë religjioze – mistike, mund të kenë argumentim biologjik, mund të jenë psikologjiste, ose mund të jenë të natyrës organizativo – funksionale.
Ndonëse koncepti i elitarizmit mund të shtrihet mjaft gjërë, teori më të theksuara elitariste janë ato të Moskës e Paretos, por edhe të Mihelsit dhe Ortega i Gasetit.

TEORITË SHOQËRORE TË ELITARIZMIT

Termi “elitë” është kompleks dhe bart ngarkesa të ndryshme ideologjike dhe tone të ndryshme emocionale. Pikëpamjet elitiste kanë burime e mbështetje të ndryshme, bazohen në faktorë të ndryshëm. Ato mund të jenë religjioze – mistike, mund të kenë argumentim biologjik, mund të jenë psikologjiste, ose mund të jenë të natyrës organizativo – funksionale.
Ndonëse koncepti i elitarizmit mund të shtrihet mjaft gjërë, teori më të theksuara elitariste janë ato të Moskës e Paretos, por edhe të Mihelsit dhe Ortega i Gasetit.
Teoritë e elitarizmit jnë teori që përpiqen të shpjegojnë shoqërinë dhe fenomenet shoqërore, strukturën dhe dinamikën shoqërore në bazë të një idealizmi, përgjithësimi jo kritik dhe absolutizmi të raporteve të diferencimit shoqëror-klasor dhe të shfrytëzimit, shtypjes e sundimit.
Gaetano Mosca – Studimi shkencor duhet të niset jo nga teori dhe presupozime të caktuara, por nga realiteti, pa kurrfar presupozimesh. Ai nuk pranon ekzitimin e ligjësisë në jetën shoqërore, as ekzistimin e një zhvillimi të vërtetë historik shoqëror.
Jetë shoqërore e përcaktojnë nga një anë “pasione, instinkte dhe paragjykime të pavetëdijshme dhe të pafrenuara, nga ana tjetër interesi dhe, më në fund rastësia”.
Edhe për Moskën, njeriu është pushtetdashës e egoist, kurse marrëdhëniet shoqërore janë një luftë e përhershme e secilit kundër secilit. “Njerëzit për nga natyra anojnë kah lufta. Dhe paqja e rendi janë vendosur vetëm në ato shoqëri, ku është vendosur një hierarki, ku është përcaktuar se cilat interesa kanë përparësi ndaj interesave të tjerë. Uniteti shoqëror rrjedh jo nga mirëkuptimi i interesave të njerëzve, jo nga përvetësimi i normave dhe i vlerave të përbashkëta, por nga përcaktimi dhe vendosja e një hierarkie. “Nuk ka shoqëri njerëzore pa një sistem rangimi dhe çdo sistem rangimi kërkon që disa të urdhërojnë e të tjerët të dëgjojnë”. Prandaj, në çdo shoqëri do të jenë dy klasa, njëra që sundon dhe tjetra që sundohet.
Këtu kemi mendimin themelor të Moskës, mendimin se çdo shoqëri përbëhet, doemos, nga sundues dhe të sunduar dhe se ndryshe as që mund të ekzistojë shoqëria.
Moska nuk e përdori termin “elitë”, por “klasa sunduese”. Dhe kjo klasë sunduese përbën gjithmonë pakicën dhe shquhet për nga organizimi. Pjesëtarët e pakicës sunduese kanë zakonisht disa cilësi, reale ose fiktive, që vlerësohen lart dhe që kanë ndikim të madh në shoqërinë ku ata jetojnë. Ai shkruan edhe se kurrë nuk ka ndodhur dhe as që mund të ndodhë që shumica, para se gjithash të varfërit dhe të pashkolluarit, të sundojnë pakicën, të pasurit dhe të shkolluarit.
Një ndër konceptet themelore të pikëpamjes së Moskës është edhe koncepti i formulës politike. Me “formulë politike” Moska nënkupton në të vërtetë ideologjinë, “arsyetimin moral” të sundimit. Çdo klasë sunduese ka nevojë për këë formulë politike, për këtë ideologji, për këtë legjitim të sundimit të vet, sepse klasa sunduese përbëhet nga pakica, monopolizon sundimin dhe përpiqet ta bartë atë me anë të trashigimit te pasardhësit e vet.
Krahas me konceptin e elitës, të klasës politike, Moska zhvilloi edhe konceptin e qarkullimit të elitës. Klasa sunduese, kur s’mund ta kryejë funksionin e vet, ose kur humbet vlera e funksioneve të saj, atëherë ndërrohet, zëvendësohet nga një klasë tjetër sunduese. Dhe ky ndërrim, ky zëvendësim bëhet në dy mënyra. Ai mund të bëhet gradualisht, me rekrutimin dhe ngritjen e vazhdueshme të individëve nga masa në nivel të klasës sunduese, ose po të mbyllet dhe të izolohet klasa sunduese nga masa, me përmbysjen e saj dhe marjen e pushtetit nga një klasë e re sunduese. Tërë historia e njerëzore është histori e konflikteve rreth sundimit, histori e përpjekjeve për monopolizimin e sundimit nga ana e klasës sunduese dhe e përpjekjeve të tjera për depërtim dhe për marrjen e pushtetit.
Sundimi dhe qarkullimi i elitës, sipas Moskës, janë ligje që e përcaktojnë jetën shoqërore. Njerëzit ndonëse nuk mund t’i ndryshojnë këto ligje, mund t’i kuptojnë dhe duke i kuptuar vijnë në përfundim se integrimi më i mirë shoqëror arrihet kur të mos izolohet plotësisht klasa sunduese, por as të mos përzihet plotësisht me të sunduarit, kurse ngritja normale dhe e ngadaltë e individëve nga masa dhe inkuadrimi i tyre në klasë unduese ndihmon stabilitetin shoqëror.

Vilfredo Pareto – Koha kur jetoi Pareto ishte periudhë e zhvillimit të hovshëm ekonomik e shoqëror, periudhë e rritjes së besimit në progresin shoqëror e material, në zhvillimin e shkencës, etj. Por edhe periudhë e ashpërsimit të kontradiktave shoqërore – klasore, periudhë e lindjes së kapitalizmit monopolistik, periudhë e imperializmit.
Paretoja e sheh shoqërinë vetëm si pjesë të natyrës, njeriun si qenie natyrore, kurse historinë njerëzore si rrjedhë të natyrës.
Një ndër konceptet themelore të sistemit sociologjik të Paretos është koncepti i ekuilibrit. Shoqëria është, sipas një numër forcash të ndërlidhura, që së bashku e përbëjnë një sistem me ekuilibër të lëvizshëm. Ekuilibri i sistemit social varet nga cilësitë e “molekulave” njerëzore, nga cilësitë e individëve, nga qëndrimet, sjelljet, veprimet e tyre. Si elemente dhe faktorë të këtij ekuilibri ose të prishjes së tij, socialmekanike e Paretos studion forcat e mbrendshme e të jashtme të sistemit dhe veprimin e tyre, forcat e jashtme ku bëjnë pjesë toka, klima, por edhe shoqëritë e tjera, gjendjet e përparshme të shoqërisë dhe forcat e mbrendshme, kryesisht psikike.
Edhe shkencën e sociologjisë Paretoja e sheh dhe e koncepton në mënyrë pozitiviste, si shkencë logjiko – eksperimentale, të mbështetur në fakte. Metodat e kësaj shkence duhet të jenë të vërejturit dhe eksperimenti. Paretoja i konsideron sociologjitë e Kontit e të Spenserit teologjike si edhe religjionet që i kritikojnë ato. Ai ngrihet edhe kundër teorive të solidarsisë, të demokracisë, të progresit, të lirisë, të barazisë etj.
Bota në të cilën jetojmë – natyra dhe shoqëria – është shumë e begatshme, komplekse, e ndryshme dhe s’mund të rrohet e tëra nga shkenca. Shkenca fillon me thjeshtësim, me shkoqitjen e aspekteve të veçanta të fenomeneve, për të rikrijuar gradualisht realitetin kompleks.
Paretoja nxjerr dy koncepte themelore të sociologjisë së tij, konceptet e rezidumeve de të derivacioneve.
Në koncepcionin bio – psikologjik rezidumet dhe derivacionet janë ndër konceptet qendrore, por njëkohësisht janë konceptet më të papërcaktuara dhe të paqarta. Rezidumet janë elemente konstante psikike që përbëjnë bazën e veprimit dhe të sjelljeve e të qëndrimeve të njerëzve, motivacionin themelor të aktivitetit njerëzor dhe njëkohësisht janë element dhe factor i rëndësishëm i integritetit shoqëror. Nga rezidumet varen veprimet e individëve, tippet sociale të personalitetit, karakteri i organizatës shoqërore. Ndryshimet shoqërore kanë karakter rezidumial. Studimi i “origjinës së fenomeneve shoqërore, me të cilin merrej deri tash sociologjia shpesh ishte kërkim i rezidumeve, ndonëse autorët e ndryshëm shpesh nuk ishin të vetëdijshëm për këtë fakt.
Derivacionet janë racionalizime, shpjegime, arsyetime, demonstrime të rezidumeve. Derivacionet janë përpjekjet logjike ose pseudologjike për të arsyetuar dhe mbrojtur veprimin që ka bazë rezidumiale. Njeriu si shihet nga Paretoja, në të njëjtën kohë është edhe i paarsyshëm edhe arsyetues. Ai rrallë sillet në mënyrë logjike, por vazhdimisht përpiqet ‘i bindë të tjerët se pikërisht logjikisht vepron. Derivacionet janë pjesë e sistemit social, që kanë qëllime ideologjike e mbrojtëse.
Me konceptet e rezidumeve dhe derivacioneve dhe të vendit të tyre në jetën shoqërore, me iracionalitetin e shoqërisë dhe rëndësinë e impulsive jologjike dhe të instinkteve që i predikon, Paretoja bëhet një ndër përfaqësuesit kryesor të iracionlizmit dhe të instinktivizmit në sociologji.
Ç’është elita dhe si e përkufizon atë Paretoja dhe ku dallojnë elita dhe masa?
Elita është shtresë e zgjedhur, grup me më shumë rezidume superior, klasë e më të sukseshmëve, të e përbëjnë njerëzit me notat më të larta në çdo profesion. Ndarja e këtillë nuk është as precise, sepse nuk përcaktohet se ku bëjnë pjesë të mesmit. Duke numëruar në elitë gjithë më të suksesshmit në cilëndo degë, Paretoja numëron si elitë jo vetëm intelektualët më të aftë, politikanët më të zot, ushtarakët më të shquar, por edhe mashtruesit më të mëdhenj, hajdutët më të shkathët, lavirët më në zë. Natyrisht një përcaktim i këtillë i elitës është i pakriter dhe vështirë mund të pranohet.
Gjëja më e vogël që mund ta bëjmë është ta ndajmë shoqërinë në dy shtresa: në shtresën e lartë ku bëjnë pjesë zakonisht ata që sundojnë dhe në shtresën e ulët, ku bëjnë pjesë zakonisht ata që sundohen. Ai shkruante se “klasa e quajtur superior, përgjithësisht është më e pasur”.
Paretoja insistonte në dallimet cilësore mes elitës dhe jo elitës. Vetëm elita është aktive, historia përbëhet nga aktiviteti i elitave, kurse masën e përbëjnë ata që s’i kanë cilësitë e elitës, masën e karakterizojnë plogështia, lakmia, nënshtrimi. Dominimi i elitës është i përhershëm, e edhe të ashtuquajturat institucione demokratike në të vërtetë i shërbejnë sundimit të pakicës. “Në të vërtetë, qoftë të mbizotërojë e drejta e përgjithshme e votës, qoftë të mos mbizotërojë, gjithmon synon oligarkia, e cila gjen mënyrë t’i japë vullnetit të popullit shprehjen që e duan ata, duke filluar që nga ligji perandorak e deri te vota e shumicës ligjore të cilën e blejnë me shkathtësi, e drejtojnë dhe e manipulojnë, spekulantët tanë.
Përdorimi i forcës mendon ai është i vetmi mjet me të cilin një elitë e merr dhe e mbron fuqinë. “Çdo elitë që është në pushtet, në qoftë se nuk di ose nuk guxon ta përdor forcën, me vendosmëri dhe pa konsiderata do të dështojë”. Përdorimi i forcës është detyra kryesore e klasës sunduese, thot Pareto. Për Pareton është e pakuptimtë pyetja a të përdoret forca. Forcën e përdorin edhe ata që duan ta ruajnë, edhe ata që duan ta shembin një gjendje.
Por nuk nevojitet veëm forca dhe përdorimi i saj, nevojitet edhe dhelpëria, mençuria, thotë Paretoja duke manifestuar natyrën e vet makiaveliste. I kushton kujdes momenteve iracionale, emotive në qëndrimet, në orientimet dhe në sjelljet e njerëzve. Kujdeset edhe për çështjet e teknikës së propagandës, të manipulimit të masave.
Edhe Paretoja, zhvillon madje në mënyrë më të plotë se Moska, teorinë e qarkullimit të elitës.
Asnjë elitë nuk është e përhershme. Elitat ndërrohen. Historia është varri i elitës, thotë Paretoja. Çdo elitë, aristokraci, me kohë do të dobësohet, do të bjerë. Prandaj, elita, klasa sunduese, duhet të përtërihet, dhe kjo bëhet duke u ngritur në radhë të elitës individë nga klasat e ulëta, të cilët sjellin “energjinë dhe një përmasë të domosdoshme rezidumesh për t’u mbajtur në pushtet. Përtëritja bëhet edhe nga rënia e elementeve të degjeneruara”. Por, mund të ndodhë që elitat të jenë të mbyllura, qarkullimi dhe përtëritja e elitës të pengohen, në elitë të akumulohen elemente inferior, kurse, përkundrazi, në shtresat e ulëta të grumbullohen elemente superior, të formohet një kontraelitë. Atëherë ekuilibri prishet, ngjet revolucioni kontraelita e rrëzon elitën sunduese të degjeneruar. Kjo ndodh kur elita sunduese humbet aftësinë dhe guximin për ta përdorur forcën, kurse në shtresa të ulëta, elementet superior kanë shkathtësi për të sunduar dhe guxojnë të veprojnë me forcë.

Message edited by Papucja - e Enjte, 2010-03-11, 3:11 AM
 
Forum » Mësime » Sociologji » TEORITË SHOQËRORE TË ELITARIZMIT (Gaetano Mosca - Vilfredo Pareto)
Page 1 of 11
Search:


Copyright Nusret © 2016
Powered by: Papucja