E Premte, 2024-11-29, 4:01 AM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
SINKRONIZIMI DHE SINJALIZIMI
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:37 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Sinkronizimi paraqet njërin nga hapat më të rëndësishëm për funksionimin sa më të mirë dhe adekuat të sistemit për transmetimin e të dhënave. Problemi i sinkronizimit, veçanërisht është me rëndësi gjatë transmetimit të sinjaleve digjitale.
Në anën pranuese për këtë është me rëndësi të dihet se në çfarë ose në cilat momente kohore vijnë ose arrijnë “bitët” e sinjalit pranues dhe në ato sekuenca ose momente të merret vendimi se cili bit është dërguar “0” apo “1”.
Sinkronizimi digjital paraqet hapat ose operacionet me të cilat pranuesi sinkronizohet ose dakordohet me bitat të cilët vijnë. Nga mësimet e kaluara kemi parë se në një sistem PCM (puls-kod-modul), me teknikën e multiplekseve kohore në të njëjtën kohë transmetohen bitat e shumë kanaleve telefonike.
Këto bite në vazhdim, paketohen në të ashtuquajturin ram me struktura të definuara paraprakisht. Te të gjitha sistemet e tilla, pranuesi ka për detyrë t’i ndajë bitat të cilat i përkasin kanaleve të ndryshme dhe t’i shpërndajë, distribuojë, ose orientojë si duhet në kanalet dalëse ose emituese.

Cili bit është në fillim dhe cili bit është në fund të ramit?

Sinkronizimi i ramit është metodë me të cilën pranuesi sinkronizohet ose dakordohet me ramin e ardhshëm. Sinkronizimi i ramit mundësohet në atë mënyrë që emituesi ose dhënësi në ram, të jap ose gjuaj një numër të caktuar të bitëve sinkronizues, të cilët në vehte nuk bartin porosi ose informata për shfrytëzuesin, por shërbejnë për sinkronizimin ose njoftimin e kanalit ekzistues.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja