Për herë të parë në internetin shqiptar po jepet një pasqyrë jo vetëm e letërsisë shqipe por edhe e asaj të huaj , pasi qëllimi ynë është që të sjellim në shqip edhe kryeveprat botërore edhe vizitori i faqes sonë të marrë njohuri të plota në fushën e letërsisë . Duke pasur të bëjë edhe me letërsinë e huaj përveç asaj shqipe do të dijë të vlerësojë më shumë të veçantën edhe origjinalitetin e letërsisë sonë . Homeri në kryeveprat e tij "Iliada" dhe "Odiseja" përmend emrat e dy fiseve të njohura Ilire, Pajonëve dhe Tesprotëve si pjesmarrës në luftën e Trojës.
Po e fillojmë me LETËRSINË ANTIKE GREKE pasi ajo ka qenë baza e të gjithë letërsisë botërore. Në këtë letërsi do të gjejmë edhe gjurmë të letërsisë sonë gojore dhe do të shohim se emri i paraardhësevë tanë përmendet shpesh në këto shkrime të vjetra gjë kjo që dëshmon se paraardhësit tanë kanë bërë pjesë në këtë civilitet edhe kanë qenë të barabartë me të .