E Hënë, 2024-11-25, 12:31 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
HOMERI
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:15 PM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha epike, me "Iliadën" dhe "Odisenë" që bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse për të nuk dinte pothuaj asgjë. Për shumë qytete greke është thënë se janë vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar si më të mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi).
Për Homerin mendohet të ketë jetuar aty nga shekuli IX para erës së re. Babai i histografisë greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotë se Hesiodi ka një mendim tjetër që sjell Homerin në shekullin VIII para erës së re. Në këngën VI të "Iliadës" poeti flet për rrëmbimin e Helenës nga Paridi. Në këngën V ku tregohen bëmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku një shkëmb të madh hata, dy burra që jetojnë sot prej vendit s'mund ta luajnë". Kjo dhe të tjera tregojnë se Homeri flet për kohë dhe ngjarje të hershme, të kënduara para tij, nga aedë dhe rapsodë, emrat historike të të cilëve kanë humbur në mjegullat e kohëve dhe shpesh janë veshur me petkun e fantazisë dhe të legjendës me këngët e tij magjepse kafshët e egra, ujërat i bënte të ndalonin rrjedhën e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Në gurrën e pasur të këngëve të lashta të krijuara në shekuj, njomi buzët e saj muza e poetit, që me "Iliadën" dhe "Odisenë" i ngriti përmendore jo vetëm heroizmit, por edhe bukurisë së artit popullor, që humbi në errësirën e shekujve dhe u ringjall në këto dy poema.
Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka gjalluar një letërsi e pasur gojore, me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre. Për këtë flasin dy poemat e mëdha, vlerat e larta artistike të të cilave dëshmojnë qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi i përkryer i një proçesi të gjatë letrar, Përpunimin përfundimtar të "Iliadës" dhe "Odisesë" në gjendjen që i njohim sot, shumica e studiuesve e çojnë në shekujt VIII-VII. Për Homerin ka mendime të ndryshme si:
I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
Një nga autorët e mundshëm midis shumë të tjerëve që kanë vënë dorë mbi to;
Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.
Të gjitha këto kanë krijuar atë që quhet çështje homerike që nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri në ditët tona.
Homeri i ngjan një mali të lartë, maja e të cilit vazhdon të jetë e mbushur me mjerull. Vendi ku janë krijuar poemat homerike është Joma; gjuha e tyre është dialekti jonian i
përzier me elemente të dialektit eolian dhe më pak të dialekteve të tjerë.
Në "Iliadën" dhe në "Odisenë", përveç shtresimeve gjuhësore ka edhe shtresime kohore,
që fillojnë nga periudha para qytetërimit të Mikenës dhe mbarojnë afërsisht në shekullin IX para erës së re. Kjo i ka shtyrë shumë studiues të mendojnë se në tekstin e poemave janë futur një numër i madh shtojcash nga rapsodë të veçantë, që kanë dashur tu përshtaten shijeve dhe gjendjes shpirtërore të dëgjuesëve të tyre. Ka shumë të ngjarë që rapsoditë ose këngët që kanë pasur në themel të tyre ciklin Trojan të gojëdhënave popullore të përpunuara nga shumë breza rapsodësh, të kenë shërbyer si bazë për hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.

Added (2010-03-11, 1:15 PM)
---------------------------------------------
Analiza e veprës " ILIADA"

Subjekti i dy poemave homerike "Iliada" dhe "Odisea" është nxjerrë nga cikli i legjendave heroike mbi luftën e Trojës, ndërmjet grekëve dhe trojanëve. Sipas gojëdhënës, princi Trojan Paridi rrëmben gruan e mbretit të Spartës, Menelau, Helenën e bukur (1). Për tu hakmarrë dhe për të larë këtë dhunë që iu bë njërit prej mbretërve të saj, u ngrit në këmbë tërë Greqia. Menelau dhe vëllai i tij Agamemnoni, mbret i Mikenës, mblodhen një ushtri të madhe nën komandën e përgjithshme të Agamemenonit. Për dhjetë vjet rresht qëndroi e nuk u dha Troja e rrethuar nga armiqtë. Vetëm me anën e dredhisë, të fshehur në kalin e drunjtë, luftëtarët grekë mundën më në fund të futeshin në qytet. Troja u dogj e u rrënua nga themelet, kurse Helena iu kthye të shoqit.
Këto ngjarje nuk përmenden në "Iliadë" jepen skena të veçanta vetëm Brenda 51 ditëve të fundit të luftës së gjatë dhjetëvjeçare rreth mureve të Trojës. Në qendër të poemës është zemërimi i Akilit, që është tërhequr nga lufta dhe qëndron i veçuar në shtatoren e tij, sepse Agamemnoni i ka rrëmbyer atij skllaven e bukur Brisedë që heroi e donte aq shumë. Kjo poemë e gjatë prej 15696 vargjesh, që në dy vargjet e para na fut menjëherë në temë:
Këndo, hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit
Që shumë hidhrime e hobe akejve u solli…

Momenti i zemërimit është fillimi që end pëlhurën e gjerë të luftimeve të ashpra ndërmjet akejve dhe trojanëve dhe që përcakton fatin e tyre. Zeusi i thotë Tetidës, se trojanët do të fillojnë sa kohë që Akili, biri i saj do të qëndrojë i tërhequr nga fusha e luftës. Trojanet, të udhëhequr nga kryetrimi i tyre Hektori, zmbrapsin njëri pas tjetrit sulmet e akejve, të cilët gati sa si hedhin në det dhe su vënë zjarrin anijeve të tyre. Por sukseset e trojanëve në luftë nuk janë kaq të lehta. Në këngët e tjera të "Iliadës" tregohen heroizmat e prijësave akej si Diomedi, Ajaks Telamoni, Menelau, Odiseu etj. Gjithësesi kjo nuk e ndryshon rrjedhën e luftimeve.
Akili, i shqetësuar nga epërsia e trojanëve në fushën e luftës, pranon që miku i tij Patrokili të njgeshë armët e tij dhe të dalë t'u presë hovin trojanëve. Por s'shkon shumë dhe vritet nga Hektori. Akili pikëllohet nga humbja e mikut të tij më të dashur dhe si një re e zezë lëshohet dhe bën kërdinë në njësitë trojane. Ata që i shpëtojnë dorës së tij gjakatare, mbyllen Brenda mureve të kalasë. Vetëm Hektori mbetet tani përballë Akilit.
Njerëz e perëndi janë ngritur peshë e shikojnë teatrin e dylutimit që përfundon më në fund me vrasjen e Hektorit. Por ende Akili s'e ka shuar etjen e hakmarrjes, prandaj trupin e Hektorit të vrarë e lidh pas qerres së tij dhe e heq zvarrë egërsisht nëpër pluhur e baltë. Duke u shkaktuar kështu një pikëllim të thellë prindërve dhe luftëtarëve trojane.
Pas tërë këtyre ngjarjeve plot mizori e gjak, një notë thellësisht njerëzore do të përshkorjë tani këngën e XXIV, që i jep fund "Iliadës". Mbreti plak i Trojës, Pirami, vjen në shtatoren e Akilit dhe i lutet ti kthejë trupin e të birit. Akili preket nga lutjet e thekshme të plakut fatkeq, që qëndron i gjunjëzuar në këmbët e tij. E merr përdore, e ngre, dhe të dy së bashku qajnë për fatkeqësinë që iu bien njerëzve mbi krye nga zotat e pamëshirshëm.
Luftën e përgjakshme që bënë grekët për të plackitur Trojën aty nga fundi i shek. XII, fantasia e poetit e ka shndërruar në një luftë për tu hakmarrë e për të vënë në vend nderin e tyre të cënuar nga Paridi që rrëmbeu Helenën. U krijua kështu një dramë epike, e thurrur në vargje, që është dramë e fuqishme njerëzore, plot pasione; dashuri dhe urrejtje, gëzime e hidhërime, humbje e fitore.
Te Homeri cdo gjë kthehet në poezi, edhe kur ai u këndon luftimeve të përgjakshme, edhe kur i këndon ndarjes së dhimbshme të Hektorit nga e shoqja dhe i biri, kur vajton heronjtë e rënë në luftë ose kur përshkruan agimin me gishta trëndafili, natyrën e bukur ku poeti sheh madhështinë e mistershme të gjithësisë. Nuk është më Zeusi zot i saj, por poeti, vështrimit të të cilit nuk i shpëton asgjë, as hyjnitë në qiell, as njerëzit në tokë.
Homeri është poeti më i madh dhe i pari që thurri një tragjedi, - ka thënë filozofi i lashtë grek Platoni.
Poemat homerike janë ndërtuar me mjeshtëri të rrallë nga pikëpamja e thurrjes së ngjarjeve. Kompozicioni në "Iliadë" është i thjeshtë. Filli i tregimit ecën përpara dhe drejt. Ku më i shpejtë dhe ku më i ngadalësuar nga episode të dorës së dytë, që lidhen me episodin kryesor, me mërinë e Akilit. Kjo veçori e shtjellimit të ngjarjeve, që në stilistikë quhet vonesë, është karakteristikë e mënyrës epike të të treguarit.
"Iliada" është më e thjeshtë, ka me pak vonsa ose digresione se sa "Odisea". Kompozicioni i secilës poemë kushtëzohet nga përmbajtja e saj. "Odisea" ka një thurrje më interesante e më të koklavitur. Këtu veprimi fillon nga mesi, kurse për ngjarjet e mëparëshme njihemi nga tregimi i vetë Odiseut te mbreti Alkino i Feakëve.
Por talenti i madh i poetit duket, sidomos në krijimin e karaktereve, të cilët janë sa të shumtë, aq edhe të ndyrshëm nga njëri-tjetri.
Karakteret e personazheve që dalin më në pah në "Iliadë", janë të fuqishëm e si të derdhur në Bronx. Mbi të gjithë heronjtë, ngrihet si një piramidë e lartë dhe shquhet nga të tjerët për guxim dhe heroizëm, Akili. Edhe pse vdekja i qëndron vazhdimisht mbi krye ai nuk tutet, por lëshohet me vërtik si një shqiponjë dhe e mbyt në gjak fushën e përleshjes. Akili është ideali i epokës homerike.
Ky hero. Kaq i rreptë dhe gjakatar në luftë ka një zemër të ndjeshme e bujare. Ai qan si fëmjë kur shikon në këmbët e tij plakun Priam që i lutet ti kthejë trupin e të birit.
Midis luftëtarëve trojanë, Hektori është heroi që i përgjigjet më tepër Akilit për nga guximi e trimëria. Ai u prin trojanëve dhe hidhet aty ku rreziku është më i madh, i frymëzuar nga dashuria e pakufishme për atdheun. Si figur¨r letrare, Hektori është më i plotë se Akili, është personazhi me simpatik e më i dashur i "Iliadës". Në ndryshim nga Akili, Hektori është treguar në rrethana të ndryshme, në të cilat ai zbulon virtytet e tij të larta. Ai është jo vetëm trimi më i çartur ndërmjet të gjithë luftëtarëve trojanë, por edhe i matur, i përmbajtur e tepër njerëzor; baba i dhembshur dhe bashkëshort besnik e i dashur, mik i çiltër për shokët e fort i ndjeshëm ndaj halleve dhe fatkeqësive të të tjerëve, Në vajtimet e saj mbi trupin e heroit të vrarë nga dora mizore e Akilit, Helena shpreh ndjenjat më të bukura për të, dhe disa nga tiparet e tij si urtësinë e maturinë. Përkundrazi kur ndonjëri nga kunetërit, ose kunatat << … o e nderuara vjehërr/ mua më përbuztë ndër këto saraje/ … ti urtë e butë njerzishëm i qortoje…>>
Mbreti i Argosit dhe i Mikenës, Agamemnoni është tipi i sundimtarit kryeneç dhe despot, por edhe trim, si Menelau, Diomendi, Ajaksi e shumë luftëtarë të tjerë akej…
Paridi shkaktari i luftës së Trojës, është një djalosh i bukur mendjelehtë, "mashtrues grash", siç e quan i vëllai, Hektori. Ai është qitës i shquar me shigjetë, herë i guximshëm e herë frikacak.
Një vend të veçantë zënë në poemë figurat e grave, e sidomos Helena. Në vizatimin e saj, Homeri është treguar artist i madh dhe njohës i thellë i shpirtit njerëzor.
Helena është në poemë simbol i bukurisë së përsosur hyjnore. Dikur e rrëmbyer nga pasioni i dashurisë, tani e ndien veten fajtore ndaj dhe përjeton një dramë të rëndë në ndërgjegjjen e saj. Në një bisedë me të vjehrrin, plakun Priam, ajo i shpreh me dhembje pendimin që e bren.
Përveç kësaj , ajo e ndien se Paridi, për të cilin sakrifikoi cdo gjë dhe i përgjigjej idealit të saj, tregohet frikacak përballë Menelaut dhe Helena nis ta neveritë, por e plotfuqishmja Afërditë, hyjneshë e dashurisë, e hedh përsëri në krahët e tij.
Homeri nuk na e përshkruan drejtëpërsërdrejti bukurinë e Helenës, por na e jep vetëm efektin që shkakton ajo në shpirtin e atij që e sheh. Pleqtë trojanë, që rrinë dhe kundrojnë nga bedenat e kalasë së Trojës, kur panë Helenën që po vinte s'larku/ sa shpejt nën zë mes tyre zun' të thoshin:/ Nuk duhen sharë, për besë trojanë e akej,/ që për këtë grua hoqën aq mundime/ vite me radhë; me të vërtetë përqaset/ për bukuri me zonjat perëndesha.
Ndryshe nga Helena, Andromaka, gruaja e Hektorit, është mishërim i besnikërisë bashkëshortore. Nga faqet më të bukura e më prekëse të "Iliadës", ku tregohen virtytet e saj të larta morale si grua, nënë, bijë, janë skenat e ndarjes nga i shoqi, Hektori, dhe vajtimi plot dhembje e gjëmë mbi trupin e tij të vrarë.
Në galerinë e figurave të personazheve ka edhe shumë të tjerë që kanë rolin e tyre e të gjithë së bashku plotësojnë tablonë e gjerë të dramës së madhe që luhet rreth mureve të Trojës.
Një vend më vete zënë figurat e hyjnive, të cilat janë ndarë edhe ata në dy kampe. Ata lëvizin nga qielli në tokë dhe kryejnë veprime çudibërëse. Por forcë lëvizëse e ngjarjeve janë luftëtarët, të cilët me heroizimin e sakrificat e tyre përcaktojnë fatin e luftës. Mbi të gjithë hyjnitë e Olimpit qëndron Zeusi i plotfuqishëm. Ashtu si njerëzit edhe ata kanë sërën e tyre, disa qëndrojnë më lart, disa me ulët, Zeusin e nderojnë edhe e kanë frikë edhe njerëz edhe hyjni. Poeti, fuqinë e Zeusit e ka dhënë me vargje shumë të bukura.
Ai… vërenjti të zezat vetulla, e në kokë të pavdekshme leshrat hyjnore si dallgë iu lëkundën, të madhit mbret; sa u drodh i tërë Olimipi.
Homeri në poezinë e tij ka mundur të gërshetojë botën fantastike të hyjnive me botën reale njerzore, të mbinatyrëshmen me të natyrshmen. Cdo gjë në poemat homerike tingëllon e besueshme. Dhe kjo i bën ato vepra të një bukurie të rrallë dhe të një arti të fuqishëm realist.
Të njohura, sidomos në "Iliadë", janë similituadat dhe krahahsimet, të cilat për nga bukuria dhe forca e tyre, është bërë zakon të quhen "krahasime homerike". Stili epik i "Iliadës" përmes të cilit heronjtë, madje dhe sendet duhet të bëhen sa më të afërta e në të njëjtën kohë sa më monumentale, kërkon përdorimin e epiteteve të shumtë. Kështu Akili cilësohet hyjnori, këmbëshpejti, Atena sykaltra, Odise mendtaku, Menela zemëradhi, Hektor lavdimadhi, i ndritëshmi, Paridi mashtrues grash, Helenë krahëbardha. Herë mendjezeza, Prijam gojëmbli, Ares gjakatari; Eos (Agimi) gishtatrëndafili etj.
Për Zeusin, që ka në duart e tij pushtetin mbi njerezit e perëndisë ka shumë epitete si shungullues, rrufehedhës, stuhishpërthyes; mizor, etj.

Attachments: 5274090.gif (6.1 Kb)
 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja