E Premte, 2024-03-29, 3:56 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Mësime » Matematik » PARAQITJA GRAFIKE E FUNKSIONEVE TRIGONOMETRIKE (Vetitë e funksionit)
PARAQITJA GRAFIKE E FUNKSIONEVE TRIGONOMETRIKE
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 0:25 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Vetitë e funksionit
f(x) = sin (x)

Tani ne mundemi që në mënyrë të qartë të sistematizojmë dhe të paraqesim rezultatet e shqyrtimit të funksionit f(x) = sin (x): a) Funksioni f(x) = sin (x), është i dhënë me pasqyrimin: x® sin(x), dmth. R® (-1,1) dhe është funksion i vazhdueshëm, për çdo vlerë të xÎR. b) Për çdo xÎR,vlenë: sin(x+2p) = sin x prej nga edhe rrjedh se funksioni y = sin x, është funksion periodik me periodë 2p. c) Shihet qartë se për çdo vlerë të xÎR, do të vlejë: f(-x) = -f(x) sin (-x) = - sinx që do të thotë se funksioni f(x), ëshë funksion tek.
Pra pikat e funksionit (x, sinx) dhe (-x, sin (-x)), do të jenë pika simetrike, ndaj origjinës së sistemit të kordinatave. d) Nga vetia e parë a), rrjedh se unksioni y = sin x, është funksion i kufizuar, dmth se për çdo xÎR, ky f-on do të jetë: -1 £ sin (x)£ 1 dmth: max (sin x)=1, dhe min (sin x) = -1, dhe se maksimumet arrihen për vlera të x = (2k+1) p/2 pra për çdo vlerë të kÎz, ndërsa minimumet arrihen për çdo vlerë të x = (2k-1)p/2, ku kÎz.
Pra sinusoida e tërë shtrihet ndërmjet drejtzave y=1 dhe y=-1. e) Funksioni do të jetë zero, dmth se ..., sin x = 0 për vlera të x = kp, për çdo kÎz, pra funksioni ka zero në pikat x = kp, ku, kÎz. f) Vlera e funksionit y = sin x, do të rritet në segmentin ( -p/2,p/2 ), që do të thotë se ky funksion do të rrittet edhe në pikat e segmentit (-p/2+2kp), (p/2+2kp), edhe atë "kÎz, ndërsa do të zvoglohet në segmentin (p/2,3p/2), që do të thotë se edhe në çdo segment tjetër (p/2+2kp,3p/2+2kp).

Message edited by Papucja - e Enjte, 2010-03-11, 0:26 AM
 
Forum » Mësime » Matematik » PARAQITJA GRAFIKE E FUNKSIONEVE TRIGONOMETRIKE (Vetitë e funksionit)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja