Sociologjia (Fjala Sociologji rrjedh nga bashkimi i fjalës Latine “Socius“ që do të thotë “Shoqërues“ dhe fjalës Greke “Logos“ që do të thotë “Shkencë” ) është shkencë e cila merret me studimin e shoqërise njerëzore dhe të dukurive të saj. Problemet, fenomenet dhe konfliktet shoqërore apo ndërnjerëzore janë pjesa qendrore e studimeve sociologjike. Historia dhe zanafilla e Sociologjisë
Si shkencë e vecantë, sociologjia zyrtarisht njihet aty nga fundi i shekullit të 19. Ajo u shkëput si shkencë e veçantë në atë kohë nga Filozofia, Shkencat ekonomike, Etnografia. Zanafila e krijimit të saj si shkencë është e lidhur ngushtë me zhvillimet e shoqërisë qytetare në Europën e shekullit të 19. si dhe me industrializimin progresiv. Mendimtarët e hershëm dhe ato të mesit të shekullit të 19. si Henri de Saint-Simon, Karl Marx, Herbert Spencer, edhe sot e kësaj dite llogariten si mendimtarët klasik të sociologjisë.
Emërtues i sociologjisë ishte shkencëtari francez Auguste Comte me librin e tij (Système de politique positive, ou Traité de sociologie, instituant la religion de l'humanité, 4 Bde., 1851-1854).
Përkufizime
Nga shpjegimi i kuptimit dhe i përmbajtjes se sociologjisë buron edhe vetë përkufizimi i saj. Disa nga këto përkufizime janë:
"Sociologjia është studim i jetës së grupeve shoqërore" (Earl Babbie, 1983)
"Sociologjia është studim sistematik i shoqërisë njerëzore" (John Macionisin & Ken Plummerin, 1998)
"Sociologjia është shkencë, në kuptimin që ajo nënkupton metodat sistematike te studimit dhe vlerësimit te teorive nën driten e fakteve dhe argumenteve logjike" (Anthony Giddens)
"Sociologjia është një studim sistematik i jetës shoqërore, grupeve shoqërore dhe shoqërive, me theks te veçantë në shoqëritë moderne, te industrializuara" (N. Fanuko, 1997)
Sociologjia ndahet ne:
Sociologjia e përgjithshme
Temat kryesore të Sociologjisë së përgjithshme janë psh: Veprimi social,Interaksioni social, Shkëmbimi social,Ndryshimi social, Mobiliteti social, Struktura sociale,Pushteti, Hegjemonia, Elitat, Grupet, Rolet sociale, Klasat, Socializimi etj.
Sociologjitë e veçanta
Ndër më të rëndësishmet nga sociologjitë e veçanta janë: sociologjia e Punës, sociologjia e Familjes, sociologjia Politike , sociologjia juridike. Nga diferencimi i vazhdueshëm edhe i vet sociologjisë ,dita ditës formohen edhe sociologji të tjera të veçanta.
Metodat Sociologjike
Numëri i madhë i instrumenteve metodike të sociologjisë empirike ndahet si vijon:
Metodat Kualitative
Metodat Kuantitative
Metodat Historiko-Krahasuese(komparative)
Shumë shpesh përdoren kombinime të këtyre 3 Metodave (Metodat mixe/të përziera).
Ndarja e Sociologjisë sipas Temës që trajton:
Makrosociologjia
Sociologjia Marxiste
Strukturalizmi
Funksionalizmi
Strukturfunksionalizmi
Teoritë Kritike
Teoritë Sistemore
Teoritë Kulturore
Mikrosociologjia
Sociologjia e Konfliktit
Interaksionizmi Simbolik
Dinamika e Situates
Sociologjia e Fenomenit
Individualizmi Metodologjik
Sociologjia Figurative
Etnometodologjia
Mesosociologjia
Ky nocion është shumë pak i definuar dhe përshkruan psh. Sociologjinë e Institucioneve, të Ritualeve dhe Organizatave.
Sociologë të rëndësishëm
Theodor W. Adorno
Auguste Comte
Émile Durkheim
Norbert Elias
Michel Foucault
Jürgen Habermas
Paul Lazarsfeld
C Wright Mills
Karl Marx
Vilfredo Pareto
Talcott Parsons
Georg Simmel
Herbert Spencer
Ferdinand Tönnies
Max Weber
Added (2010-03-11, 2:31 Am)
---------------------------------------------
Cesht Sociologjia?
Sociologjia eshte shkence shoqerore qe objekt studimi ka shoqerin.
Emri Sociologji...ose Termi Sociologji perbehet nga fjala latine Societas(shoqeri)me fjalen greke logos(shkenc),per her te par ket terem e ka perdor mendimtari frances Ogys Konti
Konti njihet edhe si Themelusi se Sociologjis si shkenc te vecant,me von e ka themeluar edhe ''shkencen pozitive mbi shoqerin'' qe me von u quait''sociale''