Për disa njerëz, sociologjia duhet të jetë studim i larmishëm i të dukshmës, një mënyrë e shtrenjtë për të zbuluar atë që secili tashmë e din. Për këta njerëz sociologjia është përafërsisht gjykim i shëndoshë. Por, a është? Merrni parasysh deklaratat në vijim. 1. Meqë aftësia mendore varet nga mosha, njerëzit e moshuar janë më pak produktiv se sa të rinjtë.
2. Meqë ne kemi koeficientin më të lartë të divorcit në botë, martesa patjetër humbet tërheqshmërinë e saj në SHBA.
3. Religjioni dhe shkenca nuk përzihen. Religjioni, nuk mund ta inkurajojë zhvillimin e shkencës.
4. Varfëria e thellë lehtë mund të shkaktojë revolucion.
5. Për dallim nga japonezët, amerikanët nuk punojnë punë të rënda, sepse ata më tepër janë të interesuar në zbavitje.
6. Vjedhja e armatosur është më e rrezikshme për viktimën sesa ajo e paarmatosur.
7. Shumica e të rinjëve të cilët i bashkohen kulteve janë të ndryshëm nga të tjerët e grupit të tyre. Ata, tek e fundit, kanë disa probleme me prindërit e tyre.
8. Meqë Biznesi i Madh dominon SHBA-të, shumica e amerikanëve punojnë në kompani të mëdha me më tepër se 1000 punëtor secili.
9. Paragjykimi i ashpër dhe diskriminimi gjithmonë i bëjnë minoritetet të varfëra.
10. Njerëzit e arsimuar të cilët kanë pak ose fare eksperiencë seksuale, ngjanë më shumë t’i dhunojnë partnerët e tyre, sesa ata që kanë shumë eksperiencë seksuale.