E Premte, 2024-03-29, 9:25 AM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Mësime » Kimi » Substancat e pastra dhe përzierjet
Substancat e pastra dhe përzierjet
MariWanaDate: E Mërkurë, 2010-03-31, 5:47 PM | Message # 1
Private
Group: Moderators
Messages: 14
Reputation: 0
Status: Offline
Substancat e pastra dhe përzierjet

Vetitë fizike dhe kimike të substancave

Në natyrë hasim shumë trupa të ndryshëm që i ka krijuar natyra ose njeriu. P.sh. Shkëmbinjtë, retë, automjetet, Dielli, gjallesat, bimet etj. Të gjitha këto kanë ndonjë formë, madhësi, pozitë, lëvizje etj. Kimia interesohet nga se janë krijuar këto trupa. Të gjitha këto janë të ndërtuar nga materja e cila në natyrë paraqitet në shumë forma.

Cilado formë e materies prej së cilës është e ndërtuar natyra e gjallë dhe jo e gjallë, e që ka formë dhe zë vend në hapësirë quhet substancë.

Kështu, druri, letra, hekuri, oksigjeni, qelqi etj. janë lloje të ndryshme të substancave. Sot dihen për disa miliona substanca të ndryshme.

Substancat midis vete dallohen ose janë të ngjashme sipas vetive të tyre. Kur bëjmë hulumtimin e ndonjë substance, atëherë përshkruajmë vetitë e saj. P.sh. cfarë ngjure ka, ngurtësinë, shijen, erën, dendësinë, gjendjen agregate, temp. e shkrirjes ose të vlimit, përcueshmërinë e rrymës elektrike dhe të nxehtësisë, vetitë magnetike, tejdukshmërine etj.

Të gjitha këto veti të substancës që i përmendëm janë të ashtu quajtura veti fizike. Këto i konstatojmë me shqisat tona ose me instrumente.

Përvec vetive fizike, substancat kanë edhe veti kimike

Vetitë kimike të substancave përcaktohen sipas veprimit të ndërjsellë me substancat tjera ose nga ndryshimi i kushteve të jashtme (temperaturës, shtypjes etj).

Si veti kimike mund të përmendim: ndryshimin e substancave në ajër (ndryshku, oksidimi etj), veprimin e ujit mbi substanca, djegien e substancave, kalbjen, veprimin e një substance në tjetrën etj.

Ndryshimet fizike dhe kimike

Substancat që gjenden në natyrë vazhdimisht pësojnë ndryshime. Njeriu në jetën e përditshme duke punuar me këto po ashtu i ndryshon. Varësisht prej asaj qe ndodh me substancat, ndryshimet mund të jenë fizike dhe kimike.

Ndryshimi gjatë të cilit nuk ndërron përbërja kimike e substancës dhe nuk krijohet substancë e re, quhet ndrysim fizik.

Me ndryshimet fizike bëhen vetëm ndryshime të vetive të substancave (si dendësia, ngjyra, gjendja agregate etj). Ndryshimet fizike i studion Fizika.

Ndryshimet kur prej një ose më tepër substancave krijohen substanca të reja, quhen ndryshime kimike ose reaksione-procese kimike.

Ndryshimet kimike janë: Djegia e substancave, frymëmëarja, përgaditja e gjellës, thartimi i qumështit etj. Këto ndryshime i studion Kimia.

Substancat e thjeshta – elementet

Një substancë është e pastër nëse me të nuk janë përzier substanca tjera. Subsatancat tjera quhen shtesë ose papastërti. Substancat e pastra janë të një lloji-homogjen.
Substancat e pastra mund të jenë të ndërtuara prej një lloji atomesh ose prej atomeve të ndryshme.

Substancat e pastra që përbëhen prej një lloji atomesh quhen substanca të thjeshta ose elemente.

Të tilla janë p.sh.: oksigjeni, bakri, squfuri, magnezi, fosfori etj.
Vetëm një copëz të këtyre substancave ka biliona atoe të tyre.
Disa substanca janë të ndërtuara prej atomeve të palidhura midis tyre p.sh. gazzrat fisnike (heliumi, neoni, argoni),
Kurse disa janë të lidhura midis tyre (diamanti, grafiti, argjendi, bakri dhe metalet tjera).
Disa substanca janë të ndërtuara prej dy, tre ose më tepër atome të atij elementi. Këto thërmija pak më të ndërlikuara janë molekulat. P.sh molekulat ehidrogjenit dhe të oksigjenit janë të ndërtuara prej 2 atomeve të këtyre elementeve, e fosforit nga katër atome të fosforit etj.

Substancat e tjeshta nuk mund të shpërbëhen në substancë më të thjeshtë.

Disa lloje të veçanta të atomeve i quajmë elemente kimike.

Substancat e thjeshta janë të ndërtuara prej atomeve të një elementi. Çdo atom kimik ka emrin e vet. Gjithsej janë 109 elemente kimike dhe 600 substanca të këtyre elementeve. Kjo don të thotë se një element kimik mund të formojë më shumë substanca të thjeshta p.sh. elementi i karbonit mund të gjindet në tri forma aleotropike në diaman, grafit dhe flueren.

Disa substanca të thjeshta të një elementi kimik quhen modifikime aleotropike të atij elementi.

Sipas disa vetive të përbashkëta, elementet ndahen në dy grupe: metale dhe jometale.

Substancat e përbërë – Komponimi

Atomet e elementeve të ndryshme kimike mund të lidhen midis tyre dhe të krijojnë molekulë. Molekula më e thjeshtë përbëhet prej nga një atomi të të dy elementeve.
Substancat e pastra, molekulat e të cilave janë të ndërtuara prej atomeve të elemnteve të ndryshme, quhen komponime, ose substanca të përbëra.

Komponimet janë substanca të pastra-homogjene.
Komponimi është substancë e përbërë që mund të shpërbëhet në substanca më të thjeshta.
Në natyrë a me miliona komponime. Ata kanë veti fizike dhe kimike të caktuaa.

Përzierjet

Substancat që i hasim në natyrë jan të përziera. Njeriu për nevojat e veta i perzien substancat dhe krijon perzierje.
Përzierjet në përbërje kanë më shumë se një substancë të pastër.
Përzierjet mund të jenë homogjene dhe heterogjene.
Përzierjet homogjene janë përzierjet ku pjesët përbërëse nuk shihen me sy, me thjerëz e as me mikroskop.
Përzierje homogjene mund të jenë uji i thart, uthulla, uji i detit, sheqeri me ujë etj. Këto përzierje quhen tretësira.
Përzierjet heterogjene janë perzierje ku pjesët përbërëse mund të shihen me syrin e njeriut, me thjerëzën ose me mikroskopin.
Përzierje heterogjene janë: kafja, lëngjet e frutave, graniti, çimentoja etj. Këto përzierje kanë karakteristika:
1. Substancat e pastra që janë pjesë përbërëse e përzierjes i ruajnë vetitë që kanë pasur para se të hyjnë në përzierje.
2. Duke i përzier pjesët përbërëse të përzierjes nuk përfitohet substancë e re.
3. Substancat e pastra në përzierje mund të jenë në tri gjendje agregate.
Përmbajtjet e përzierjeve mund të ndryshojnë dhe nuk është e kufizuar.
4. Substancat e pastra që janë pjesë e përzierjeve mund të ndahen njëra prej tjetrës duke u bazuar në vetitë e tyre, me metoda të thjeshta fizike.

 
Forum » Mësime » Kimi » Substancat e pastra dhe përzierjet
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja