Audi A8 i ri do të ketë si veçori një rrjet me shpejtësi të
lartë për lundrimin dhe argëtimin brenda makinës.
Andrew Gilbert, një zëvendës president ekzekutiv i prodhuesit të
qarqeve Qualcomm, tha se makina do të mundësonte një "flluskë lidhjesh”
për udhëtarët, duke i mundësuar ata të përdorin shërbimet ueb me
shpejtësi të lartë në ecje e sipër.
Audi A8 do të ketë si veçori sistemin e lundrimit në makinë
Ndërfaqja Mobile Media Plus, i cili do të luajë rolin e "pikës së
nxehtë” mobile, duke mundësuar pasagjerët të lidhin pajisjet e tyre
Wi-Fi me internetin. Lundrimi satelitor ka gjithashtu të integruar
Google Earth, duke mundësuar pamje satelitore 3 përmasore (3D) me
rezolucion të lartë.
Audi tha se sistemi, kur kombinohet me një atlas rrugësh dhe
përmbajtje të tjera interneti, mund të mundësojë planifikim udhëtimi në
kohë reale, vendndodhje specifike vendesh interesante apo rezyme
restorantesh, si dhe informacion të minutës së fundit mbi trafikun.
Sistemi mundësohet nga teknologjiaUMTS e Qualcomm, një nga rrjetet e
të dhënave me shpejtësi të lartë të gjeneratës së ardhshme që do ta
bëjë të lehtë lidhjen në ueb me shpejtësi të lartë nga pajisjet.
"Ne jemi të kënaqur të punojmë me Audin për t’u treguar
konsumatorëve sesa imponuese është përzierja e lundrimit dhe
teknologjisë lidhëse 3G”, tha Luis Pineda, një zëvendës president i
vjetër i menaxhimit të produkteve të Qualcomm. "Duke integruar
teknologjinë e modemit UMTS me sistemin lundrues të Audit, ne mund t’u
mundësojmë drejtuesve të automjetit një eksperiencë lundrimi si askush
tjetër, e përforcuar kjo nga të dhënat në kohë reale dhe pamjet
satelitore. "
Audi tha se A8 i parë me UMTS të aktivizuar do të dalë në shitje më
vonë këtë vit. /krokodili.com
|