E Hënë, 2024-11-25, 12:37 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
METODAT DHE TEKNIKAT NE SOCIOLOGJI
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 1:52 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Qëllimi i secilës shkencë është që të arri të njohurit objektiv te lëndës së studimit të saj. Çdo shkencë tjetër,qoft natyrore apo shoqërore këtë mund ta arri vetëm përmes metodës së saj shkencore. Lënda e sociologjis,për dallim nga lëndët e shkencave natyrore është më e komplikuar. Ki komplikim i lëndës së saj e bënë më pak të mundur,studimin e saj, përmes metodës shkencore. Metodat shkencore janë më të aplikuar,në shkencat natyrore por gjithashtu për doren edhe për studimin e shoqëris në sociologji. Sociologjia në një far mënyre i ka huazuar kto metoda dhe i´a ka adaptuar vetes. Në sociologji përdoren termet metod dhe teknik ,por egziston dallimi mes tyre...

HYRJE

Qëllimi i secilës shkencë është që të arri të njohurit objektiv te lëndës së studimit të saj. Çdo shkencë tjetër,qoft natyrore apo shoqërore këtë mund ta arri vetëm përmes metodës së saj shkencore. Lënda e sociologjis,për dallim nga lëndët e shkencave natyrore është më e komplikuar. Ki komplikim i lëndës së saj e bënë më pak të mundur,studimin e saj, përmes metodës shkencore. Metodat shkencore janë më të aplikuar,në shkencat natyrore por gjithashtu për doren edhe për studimin e shoqëris në sociologji. Sociologjia në një far mënyre i ka huazuar kto metoda dhe i´a ka adaptuar vetes. Në sociologji përdoren termet metod dhe teknik ,por egziston dallimi mes tyre.
Metoda ka të bëjë me mënyrën e përgjithshme të hulumtimit të dukuris së caktuar,kurse teknika me procedurën e specifike që shfritëzohet me vet rastin e hulumtimit. Po këto në sociologji thirren si një emër i vetem,pra si metoda sociologjike. Metodat dhe teknika,edhe pse jo gjithmon janë të sukseshme por megjithatë ato,kanë përdorim të gjërë në shkencën e sociologjis.

MBI KONCEPTIN E METODËS

Çdo lëmi shkencore caktohet prej subjektit dhe prej metodës së vetë.Metoda është një ndër elementet teje me rëndësi të çdo shkence. Me konceptin e metodës në shkencë kuptohet rruga ose mënyra e studimit të asaj shkence për njohjen e ligjshmërive të cilat vlejnë dhe të cilat ajo i studjon. Metoda shkencërisht,është mëse e nevojshme për procesin e hulumtimit.Në kuptimin leksikor fjala metodë rrjedh prej gjuhes greke methodos që në përkthim do të thotë mënyrë,rrugë,veprim,qëndrim që përdoret për arritjen e një qëllimi të caktuar,për të ardhur gjerë te të njohurit,për ta zbuluar ose ekspozuar të vërtetën. Në analizën e problematikës së një shkence metodës i takon vendi kryesor. Me metodën shkencore mund të kuptohet ”grumbullimi i parimeve kryesore të cilat caktojnë qarkun analitikë të një shkence,së bashku me të gjitha mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat para saj parashtrohen”. Nga ana tjetër ”me metodën shkencore” mund të interpretohet grumbullimi i parimeve të cilat e caktojnë natyrën e shkencës dhe mjetet e të njohurit shkencor. Rruga,rrespektivisht mënyra për të arritur gjerë te e vërteta shkencore quhet metod, ndërsa shkenca mbi metodat, metodologji.Pra, koncepti i metodës përdoret në kuptime të ndryshme.Pos tjerash, ajo do me thën mënyr e prgjithëshme e të afruarit të dukurive në rastin konkret në lëmin e shkencave shoqërore, paraqet mënyrën e përgjithshme të hulumtimit në faza të ndryshme të tij.Çdo shkencë i ka metodat e veta të veçanta në të afruarit e dukurive të cilat i hulumton. Metodat janë pjesë përbërse, të pandara të shkencës.Është fakt që vetë metodat nuk janë vetëm si mjete dhe rrugë për të arritur gjerë te të njohurit, por metoda përfaqëson edhe vetë të njohurit, rrespektivishtë aftësit për të arritur gjerë te e vërteta. Pra.metodat janë pjesë integrale të shkencës edhe për atë, sepse janë zhvilluar dhe evoluar si të pandara me zhvillimin e shkencës.


METODAT SOCIOLOGJIKE

Në përpjekje të ndryshme për themelimin e shkencës mbi jetën shoqërore, si në të kaluarën ashtu edhe në shoqrinë bashkëkohore, ndër problemet mjaftë komplekse që shfaqet është çështja e vënies së metodës dhe teknikës së hulumtimeve , sepse, kjo rrjedhë, me që vetitë e dukurive shoqërore janë mjaftë komplekse dhe shfaqen në forma të ndryshme, prandaj në hulumtimin e tyre verifikimi teorikë dhe praktikë haset në mjaftë pengesa. Por nevojat praktike, lypin medoemos metodën e suksesshme hulumtuese. Ndër sociologët e parë, i cili i ka kushtuar kujdes të veçntë çështjes së metodës në sociologji, ka qenë pa dyshim sociologu më i madhë francez, Emil Dyrkemi. Problemin e metodës Dyrkemi e ka shquar mjaftë. Natyrishtë, edhe pas tij, pjesërisht edhe para Dyrkemit, sociologët e tjerë gjithashtu i kanë kushtuar deri-diku kujdes zhvillimit të metodës në hulumtimin e dukurive sociale dhe të jetës shoqërore.Meqë sociologjia si shkencë niset nga hulumtimi i fenomeneve konkrete shoqërore, dhe se shkon më tutje kahë përgjithsimi i tyre në kategori më të gjëra, edhe çështja e ndarjes së metodave në sociologji është çështje mjaftë e diskutueshme. Sepse sociologjia është shkencë edhe praktike – eksperimentale, edhe teorike-sistematike njëkohësishtë.Duke marrë parasyshë karakterin e lëndës së sociologjisë , unitetin e saj si shkencë empirike dhe teorike, edhe metodologjia e sajë është një unitet i metodave mbledhëse – diskriptive dhe eksplikative , d.m.th unitet i metodave induktive-deduktive.Metodat e hulumtimit empirik në shkencat shoqërore burojnë nga shkencat natyrore. Në procesin e transplantimit të metodave natyrore-matematike në domenin e hulumtimit të fenomeneve shoqërore u shfaqën tedenca të veçanta kontradiktore, të cilët silleshin prej përvetsimit jo kritik të metodave, të shkencave natyrore deri te mohimi i plot i vlers së tyre, në domenin e hulumtimit të fenomeneve shoqërore. Përvetësimi jo kritik i metodave të shkencave natyrore nga shkencat shoqrore është karakteristikë për zhvillimin fillestarë të sociologjisë, kur ajo konsiderohej si variantë i vaçantë i shkencave natyrore ( shkolla mekaniciste, biologjike,etj.). Mendohej se qëllim shkencor në shkencat natyrore mundë të arrihet me të njejtat metoda shkencore që përdoreshin në fizik dhe biologji bile me të njejtat instrumente teknike.Sikurse nuk merrej parasysh sa duhet për dallimin e fenomeneve natyrore dhe shoqërore, po kështu mendohej se me metodat shkencore dhe teknikën e hulumtimit që përdorej në domenin e shkencave natyrore, mund të njihet ligjsia edhe në fenomenet shoqërore. Ashtu, si u tha, çdo shkencë shfrytëzon disa metoda të përgjithshme shkencore të cilat pakë a shumë ia adaptonë nevojave të veta.Asnjë shkenc nuk ka metodën e vetë,e cila do të ishte krejtësisht specifike për studimin e çështjeve në aët lëmi.Rasti i njejtë është edhe me sociologjinë që edhe ajo shërbehet me metodat e përgjithshme shkencore, duke ia adaptuar pjesërisht vetës.Metodat që i përdor sociologjia ne do ti paraqesim në këtë mënyr:
Metoda themelore ( eksplikon shënime empirike)
Metoda e veçantë shkencore ( komperativo-krahasuese)
3. Metoda dhe teknikat ndihmse (mbledh shënime empirike)

1.Metodat themelore shkencore-kjo metodë shërben si fije drejtuese në eksplikimin e materialeve të mbledhra dhe të sistematizuara. Në këtë metodë egzistojnë pesë faza kryesore në mënyrën e të njohurit shkencorë; 1) Subjekti i hulumtimit, 2) Vënja e hipotezave nisëse, 3)Grumbullimi i fakteve, 4)Shpjegimi shkencor, 5) Verifikimi,
2.Metoda e veçantë shkencore- në sociologji shërben për sistematizimin e komparacioneve, si dhe për eksplikim të pjesërishëm të shënimeve empirike për socologjinë rëndsi ka sidomos; komparacioni historikë,etnologjik, etnografik dhe statistikorë. Sepse nuk mundemi të bëjm një studim sociologjikë bie fjala, sistemin politik të shtetve gjatë periudhave të ndryshme pa u shrbyer me komparacionin historik të zhvillimit të sistemeve politike gjatë historisë njerzore.

3.Metodat dhe teknikat ndihmëse- janë metoda që shërbejnë për mbledhjen e shënimeve empirike konkrete , dhe për diskripcionin e tyre, qoft kur është fjala për metodat e studimit intenziv apo të studimit ekstenziv, bashkë me instrumentet teknike që u përgjigjen. Kategoritë e metodave ndihmëse teknike mund ti ndajmë në dy lloje;
1) Metoda ndihmëse teknike- në të cilat, para segjithash duhet të përfshimë të vrejturit sociologjikë, eksperimentinë, kërkimet e autobiografive dhe monografive.
2) Instrumentet teknike- që përdoren gjatë hulumtimit me anë të metodave sociologjike të vrejturit dhe eksperimenti ku përfshihen: instrumente të ndryshme të bisedës si p.sh: anketa, mosra , metodat statastikore dhe sociometrike.

METODAT HULUMTUESE TË SOCIOLOGJISË

Në grupin e metodave hulumtuese bëjn pjesë të gjitha metodat dhe teknikat që, ndihmojnë si në procesin e mbledhjes së të dhënave shkencore ashtu edhe të analizës së tyre. Në këtë grup hynë këto metoda:

TË VËREJTURIT (observacioni)
METODA STATISTIKORE
EKSPERIMENTI N SOCIOLOGJI
ANKETA
INTERVISTA
METODA HISTORIKE
METODA SOCIOMETRIKE
METODA DEMOGRAFIKE
9) METODA KOMPARATIVE (krahasuese)
TË VËRËJTURIT(opservacioni)

Me metodën e të vërejturit ose opservacionit në sociologji në kuptimin shkencor kuptohet përfshirja ndijore në nëmënyrë të planifikuar dhe sistematike e fakteve,ku hulumtuesit merr qëndrim aktiv dhe perceptive ndaj objekteve hulumtuese.Të vërejturit është metod që perdoret gati në të gjitha shkencat, sin në ato natyrore ashtu edhe në ato shoqërore.Prandaj mund të themi se është një ndër metodat e përgjithshme në shkencë.Por, mënyra e perdorimit të kësaj metode në shkencat e ndyshme-ndryshon,d.m.th.se çdo shkencë përpunon teknikën e vet të veçantë të të vërejturit.Me këtë, vështrim dallon teknika e të vërejturit në sociologji nga teknikat e të vërejturit në shkencat natyrore .Sikurse në çdo shkencë edhe në sociologji qëllimi kryesor i të vërejturit është konstatimi i rregullave të caktuara dhe përsëritje në soazat e një dukurie shoqërore,e cila hulumtohet. Me anë të metodes së të vërejturit duhet të vërehet,të konstatohet dhe të përshkruhet fenomeni i caktuar shoqëror,i cili studjohet.Pasi të gjitha fenomenet shoqërore janë të lidhura reciprokisht,që në fazën e te vërejturit ne e drejtojm vëmendjen jo në të gjitha fenomenet,por vetëm në fenomenet e caktuara.Këtu është fjala jo për të vërejturit e zakonshëm,por për të vërejturit e tillë,I cili orjentohet nga një hipotezë e caktuar,pandaj dallojm të vërjeturit e zakonshëm,natyral apo anekdotik nga të vërejturit sistematik sociologjik,i cili udhëhiqet nga aspekti i caktuar shkencor dhe mund të kontrollohet.Metoda e të vërejturit është shumë e zhvilluar dhe e degezuar në shkencën e sociologjisë,veçmas në sociologjinë bashkëkohore.Disa teorik dallojn disa forma të të vërejturit sociologjik,siç janë:1)të vërejturit sintetik,2)të vërejturit direkt,3)të vërejturit me pjesëmarrje,4)të vërejturit masovik,5)të vërejturit e rasteve të vecanta etj.Mirpo duke i lanë anësh shumë forma të të vërejturit,si më kryesore janë:të vërejturit tërthor(indirekt)dhe të vërejturit direkt ose të drejtpërdrejt.
Në sociologjin e re me të vërejturit e drejpërdrejt ose direkt nënkuptohet,forma e ndryshme e punës hulumtuese që krihet në terren me kontaktin direkt të hulumtuesit,me njëmendësin shoqërore,ku me anë të ndieve dhe të menduarit,hulumtohet dhe studjohet manefestimi i cakuar i një dukurie e cila është e dhënë në mënyre të drejtpërdrejtë.P.sh kjo metod përdoret kur vërehet puntorët gjatë kohës së punës në një fabrik.konsiderohet që të vërejturit e drejtpërdrejt sot është një ndër metodat më të sigurta në hulumtimin e dukurive shoqërore .
Pastaj,në kuadër të metodës së të vërejturit është metoda e të vërejturit indirekt,tërthoras,në studimin e dukurive shoqërore.Këtë metod hulumtuesit e përdorin atëherë kur kan manifestime të caktuara shoqërorë të cilat i hulumtojnë,por ato nuk janë të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejt ose i takojnë së kaluarës dhe në këtë mënyrë shërbehen me dokomente të ndryshme historike,kur është rasti me të kaluarën që shërbehet me materjale te të cilat kanë ardhur shkencëtarët e tjerë me hulumtimin e tyre në mënyrë te drejtpërdrejt me anë të vërejturit indirekt.Në këtë mënyrë dhe mënyrën indirekte,arrinë gjer te shëmimet e dëshiruara si një aspekt i të vërejturit indirekt rrespektivisht zhvillohet analiza e dokomenteve,librave, gazetave,të filmave të emisioneve të radios etj.Në fund të cekim se kjo medotë hulumtuese jep mundësin që të mblidhen informime të ndryshme për ,,jetën”e punën e fenomeneve të ndryshme.Kjo metod ka rëndësi të madhe për zhvillimin e më tejshëm të shkencës sociologjike,meqë një pjesë e konsiderueshme e vlersimeve dhe studimeve sociologjike varet prej kualitetit teorik dhe shkenco

EKSPERIMENTI NË SOCIOLOGJI

Me eksperiment në sociologji kuptohet krijimi artificial i situatave të caktuara të kundruar se si njerëzit në situate të reja artificiale shprehin sjelljet e tyre.
Esenca e eksperimentit qëndron aty që me anën e tij dhe me ndihmën e eksperimentit në rrethana më te mira mund të vërehen dukurit të cilat studjohen.
Eksperimenti në shkallën e sotme të zhvillimit të metodave shkencore në hulumtimet empirike,konsiderohet si metodë më efikase,si mënyrë më depërtuese në njohjen e botës reale.
Si mënyrë gjurmuese,eksperimenti bën të mundur që të konstatohen në mënyrë egzakte dhe te plot mardhënje shkakore të dokurive te cilat gjurmohen.
Eksperimenti si mënyrë e të njorit të një mendësis është aplikuar në shkencat natyrore para shumë kohëve nga ana e shkencëtarëve më të shquar që i kan kontribuar zhvillimit të shkencës,veçmas të shkencave natyrore.
Kështu Galile Galileu, pastaj Bekoni dhe të tjerë, eksperimentin e kanë përvetsuar si mënyrë sistematike të hulumtimit shkencor.
Eksperimeti është një ndër metodat më precise në lëmin e shkencës.Sipas disa shkencëtarëve dobia që pritet prej eksperimentit në sociologji kryesisht përbehet prej mundësive te kontrollës ndaj njëmendësis eksperimentale.
Sot me të drejt konsiderohet që eksperimenti në sociologji qëndron në at që nëpërmejt të tij në rrethana të përshtatshme shoqërore mund të kondrojë dhe mund të realizojë dukuritë në shoqëri.
Shembull:nëse duam të masim prodhimin e punës në organizatën prodhuese ne duhet ti eksperimentojm dhe ti masim ndryshimet e produktivitetit të punës në te dy grupet e punës dhe të dy grupet e puntorëve,që te mësojm shkakun që jep ta kuptojm ndryshimin në produktivitetin e punës.
Nëse ato dy grupe puntorësh e kanë lëndën e parë të njejtë,strukturën kualifikuese po ashtu të njejtë origjinën sociale të puntorëve të njejtë kushtet e punës përafërsisht të njejta,tregojn rezultate të ndryshme në produktivitetin e punës.
Në atë organizat kur raporti ndërmejt prodhuesve dhe byrokracis,si dhe organeve egzekutive është në nivel të duhur,aty nuk mungojn rezultatet në produktivitetin e punës.
Zakonisht mendohet se eksperimentet janë të mundshme në shkencat natyrore e të pa mundura në ato shoqerore.Ngase në mardhënjet dhe dukurit shoqërore has në pengesa të ndryshme,si bie fjala,është e pamundur për të për kurorzimin e dy personave vetëm eksprimentalisht,duke kundruar si këta dy bashkeshortë kanë për tu sjell në mes veti.Po ashtu nuk mund të kryhet ndonjë revulucion shoqëror,ndonjë gjak derdhje ku eksperimentuesi në fushën e shoqëris do ti kundronte rezultatet e eksperimentit,gjë që do të kishte pasur pasoja të hatashme.Megjithatë zbatimi i eksperimentit në sociologji është I mundshëm.Ky zbatim mund të bëhet në mikrosociologji e më pak në makrosociologji.Mikrosociologjia merret me studimin e grupeve të vogla,të familjes,klasës,indivitdit,shtresës etj.Kurse makrosociologjia merret me studimin e shtetit,kombeve,klasave etj.

ANKETA

Sa i përket anketës ka mendime të ndryshme kontradiktore se çështë ajo,metod apo teknik e të hulumtuarit.Në një anë mbretëron mendimi se anketa është mjaft relevante për hulumtimin e dukurive shoqërore.
Anketa përdoret më së tepërmi në sferën e psikologjis sociale për hulumtimin e sjelljeve,qëndrimeve,mendimeve apo vlerave njerëzore e cila më von huazohet edhe nga ana e socilogjisë.
Anketa si metod teknike për mbledhjen e materjalit fakotgrafik është një kombinim i vacant i metodës statistikore të mostrave ose me metodën e intervistës apo të pyetësorit.
Një anket mund të kryhet ose me metodën e mostrave ose në mënyrë që të përfshijë masën statistikore,d.m.th. të gjitha rastet e një fenomeni të caktuar shoqëror,të llojit që dëshirojmë ti studjojmë.
Anketa e bazuar në zgjedhjen statistikore ka të bëj vetëm me një numër të caktuar të njësive satistikore që i takojn masës statistikore apo masës statistike.
Shembull:nëse me anket i përfshin të gjith antarët e kshillave puntore të një republike apo të tër vendit ,atëher ajo ajo bazohet në masën e statistikore,kurse po të anketojmë çdo të pestin,të dhjetin,të pesëmbëdhjetin antar të kshillave të puntorëvë atëher kjo është anket me metodën e mostrave.
Metodën e mostrës statistikore apo të masës statistikore,krejt një,vet anketa mund ta kryej,ose me anë të intervistës ose me anë të përgjigjeve me shkrim,që kerkon të hartohet përpara pyetsorit.
Prandaj intervista dhe anketa si metoda teknike janë shumë të afërta ndërmjet veti dhe të lidhura ngusht,dhe përbëjn forma specifike të komunikimit shoqëror.

INTERVISTA

Intervista paraqet një ndër format kryesore të komunikimit shoqëror,me anë e së cilis hulumtuesi i bën pytje të ndryshme individit mbi dukurit të caktuara shoqërore gojarisht ose me shkrim.Intervista bëhet në atë menyrë ku studjuesi shtron pyetje të shumta mbi disa dukuri për të cilat përgjigjet ai me të cilin bëhet intervista.
Intervista është form e bisedës gojore por mund të bëhet edhe me anë të shkrimit.
Me njeriun me të cilin bëhet intervista mosmedeomos duhet treguar vullnet dhe dëshirë të mirë për ti kuptuar dhe pastja më detalisht duhet menduar para se të përgjijgjet.
Kështu me intervist kuptohet qdo mënyrë e të mledhurit e të të dhënave në mënyr të të shprehurit gojor,me qëllim që të dhënat e marra të aplikohen për nevoja shkencore.
Intervista ndryshon para se gjithash për nga qëllimi që ka nga çdo form e bisedës në jetën e përditshme.
Ajo ndryshon edhe nga bisedat e specializuara,p.sh nga biseda klinike,si mjet diagnostik apo psikoterapiotik,nga të marrit në pyetje në procesin e heuteusis në praktikën gjygjësore,të bisedës personale me rastin e pranimit në mardhënje pune apo të rasteve tjera,siç intervista për shtyp etj.
Së kendejmi,intervista është metod kërkimore shkencore që mudëson ti mbledhim informacionet për të kaluarën si dhe për provojat dhe qëndrimet e tashme lidhur me çështjet e ndryshme të njriut dhe të instuticioneve të ndryshme.
Roli i intervistës po ashtu qëndron në shpejtësin e mbledhjeve të shënimeve të kërkuar qe është me rëndësi të veçant të atyre dukurive të cilat ndryshojn për një koh të shpejt,bie fjala reagimi i njerzve ne ndonjë çështje aktuale politike me rëndësi.
Mirëpo,nga ana tjëtër dobësia e intervistës qendoron aty,mëqe me atë përher fitohen shënime objektive ndaj dukurive të cilen e hulumtojn veçmas pyetsi,respektivisht i pyeturi mund të jet në ndikimin e ndonjë rrethane apo të gjendjes së ty subjektive.

METODA HISTORIKE

Çështja e metodës historike është një ndër problemet kryesore të shkencave shoqërore e veçmas në sociologji.
Prej orjentimit në këtë metodë varet mjaft edhe orjentimi në shumë probleme dhe në zgjidhjen e tyre në lëmin e shoqëris.Metoda historike ka qëllim të vetin që çdo dukuri të jetës shoqërore duhet ta shqirtoj ashtu sikurse janë shfaqur ato njëra prej tjetrës dhe të lidhura në mes veti.
Kjo metod,dukurit shoqërore dhe ekonomike i studjon në zhillimin e tyre historik.
Metoda historike në të interpretuarit e një zhvillimi të këtillë të shoqëris nërpër formacione shoqërore,has në pengesa të ndryshme dhe të shumta.
Deri para do kohe metoda historike në shkenca sociologjike ka qenë gati e lënë pas dore.
Ishte metod diskutabile në qarqet sociologjike dhe është konsideruar si metod jo e suksesshme sipas prentendimeve teorike shkencore.
Njohja e gjendjes së shoqëris në të kaluarën dhe specifitetet historike të vendeve në veçanti,po ashtu të historis në tërësi,ka treguar që në rrafshin historik sillen rrezultate pozitive shkencore. Prandaj në mënyrë imperative parashtrohet kërkesa e zbatimit të metodës historike në sociologji.
Sot konsiderohet që kjo metod e ka vlerën e vet,meqe e bën të mundshem interpretimin tërsor historik të zhvillimit të dukurive historike dhe shoqërore.
Në bazë të asaj që u tha,metoda historike do të thot kundrimi historik i zhvillimit të shoqërisë dhe të dukurive të saja. Kjo metod me të vertet është e pandashme e metodës së përgjithshmë sociologjike.

METODA SOCIOMETRIKE

Kjo metodë që shërben për të matur dallime sociale është e përbërë prej dy nocioneve: njëri latin socius-shok, dhe nocionit grek metros-matje. Sociometri ia dha emrin Jakob Moreni si themelues i saj, me të cilën ai kupton të maturit e afërsisë dhe largësisë sociale ndërmjet njërëzve ndërmjet grupeve të vogla shoqërore dhe strukturës së atyre grupeve.
Me metodën sociometrike pasqyrohen katër elemente themelore në anlizën e mardhënjëve të mbrendshme vetiake.Ato elemente janë:

1)Të kuptuarit e njeriut (antropologjia filozofike)
2)Të kuptuarit e shoqërisë (teorija sociologjike)
3)Propozimi për ndërrimin e mardhënieve të mbrendshme personale(terija sociale)

Matja sociometrike përfshin edhe metodat tjera,që perdoren edhe në këtë metod,e ato janë:sociodrama,psikodrama,testi sociometrik,testi i ekspanzionit afekti,testi i takimit të parë ,testi i rolit etj.
Sociodrama është ajo form e lojës në të cilën marrin pjesë të gjithë pjestarët e grupit,ndërsa grupi tjetër përfaqëson publikun. Në lojë hynë i tërë një grup para të cilit duke luajtur role të caktuara sa është e mundur në mënyrë reale,sikurse për shembull.rolin e punëdhënësit,burrit dhe të gruas etj.
Publiku përjeton në rolet përkatëse dhe fillon të marrë pjesë me reaksione spontane.
Psikodrama ndryshon prej sociodramës në bazë të asaj që ka më tepër kujdes për individin se sa për grupin. Psikodrama është eksperiment sociometrik në të cilën individëve të caktuar u jipet të luajnë ndonjë rol në përputhje me rolet e tyre në jetën e rëndomtë. Metoda sociometrike nuk është e mjaftueshme për interpretimin e dukurive shoqërore.Për këtë në qarqet sociologjike nuk çmohet aq shumë karakteri shkencor i metodës sociometrike dhe se natyra e metodës sociometrike është konzervative.



METODA DEMOGRAFIKE

Kjo medotë bën pjes ne grupin e metodave më të rëndësishme sociologjike dhe si e tillë është mëse e domosodshme për njohjen dhe studimi e shoqërisë.
Kjo metod mbledh të dhënat për popullin:mosha,gjinia,venbanimi,firtiliteti,mos fertiliteti etj. Natyrish se këto të dhëna statistikore për analizën sociologjike janë burim shkencor, të analizuar e të njohura nga te tjerët.
Si çdo metodë tjetër edhe kjo i ka anët positive, po edhe negative. Anët positive të saj janë që kjo si e tillë mund ti eliminojë për gjithsimet jo mir të informuara,të bëra për grupe të caktuara sociale,apo të shtoj më mirë se përpjekjet e tjera vizione me te qarta për kushtet njerzore.
Nga ana tjetër edhe kjo metodë i ka lidhimet e veta. Ndër lëshimet më të medha është se duku i hulumtuar të dhënat, ta zëmë për fertilitetin apo diçka tjetër,ajo humb individin dhe për individin ne jemi të detyruar të gjikojmë ne bazë të kumtimeve dhe të dhënave të ndryshme. Sido që të flitet për këtë metodë,kjo ka rëndësi shum të madhe për kërkime sociologjike, pa përdorimin e së cilës nuk ka analiz të mirfillltë shkencore sociologjike.

METODA KOMPARATIVE (krahasuese)

Të afruarit komparativ,krahasues,i problemeve çështjeve dhe zgjidhjes së tyre nuk është dukuri e re në shkenca shoqërore, dhe më pak në lëmin e shkencave natyrore.Metoda komparative po si metodë shkencore i ka rrënjet e veta në kërkimet e lashta shkencore,pikërishtë në periudhën e të menduarit kritik për fenomenet shoqërore të njërës apo shoqërise tjetër. Natyrisht se kto krahasime nuk kan qenë në nivel të lart shkencor,sepse edhe niveli shkencor i shkencave shoqërore nuk ka qenë aq i lartë.
Më vonë interisimi është shtuar edhe më tepër përdorimin e metodës comparative,veçmas me aktualitetin e sociologjise si shkencë për srudimin e shoqër dhe fenomeneve të saj,me që është vërtetuar se me anën e kësaj metode,me anën e këtijë interpretimin,sociologjija mund të ketë sukses në ndriçimine ngjarjeve shoqërore bashkëkohore.
Metoda komparative përbëhet prej konstatimit të ngjajshmërisë dhe ndryshimit në mes të dukurive të ndryshme,qoftë në natyr, në raste konkret fjala është për ngjajshmërinë dhe ndryshimin e dukurive shoqërore qoftë,pershembull,te kuptohet dhe të interptetohet më mirë,shteti,kombi,populli,familja dhe kategorit e tjera sociologjike.
Metoda comparative zbatohet në sociologji pas verifikimit në shkenca të tjera shoqërore ,siç është historia,etnologjia,entografia etj.
Metoda e komparacionit ka rëndësi të posacme në procesin të njohurit në tërsi e vec mas ne procesin e të njohurit dhe zbulimit të vetive të dokurive dhe jetës shoqërore por ajo po ashtu ka edhe vlerën e vet praktike,sepse duke krahasuar dukuritë e ndryshme institucionete ndryshme shoqërore dhe duke zbuluar vetitë dhe anët e njejta të dukurive të tjera qe kan te njejtat veti,konsatohet ngjajshmëria dhe ndryshimi në mes tyre.


RËNDËSIA E METODAVE SOCIOLOGJIKE

Në bazë të atyre që u tha gjer tani në lidhje me metodat në sociologji,llojet e metodave,rolin,rëndësinë dhe të metat e tyre,mund të konstatohet se të gjitha mënyrat metodologjike të hulumtimeve empirike janë të domosdoshme dhe mëse të nevojshme për kryerjen e suksesshme të hulumtimeve të ndryshme në këtë lëmi.
Mirpo,që gjurmimet të kenë sukses të duhur,herherë këto metoda të përmendura më lartë zbatohen në mënyrë të kombinuar.
Që të zhvillohet më tejë sociologjia dhe të zgjidhen disa probleme,të cilat i takojnë dhe përfshihen prej suazave të sociologjisë,është mëse i domosdoshëm zhvillimi i mëtejshëm i metodologjisë së sociologjisë.
Metoda shkencore në sociologji u bën të mundshme për të hulumtuar,kuptuar dhe mbikqyr çështjet e ndryshme shoqërore.
Metodologjia e sociologjisë jep shikim tërsor të dukurive shoqërore dhe shoqërisë.
Për ndryshim prej shumë shkencave të veçanta,të cilat hulumtojnë një lëmi në shoqëri,sociologjia në suazat e veta hulumton shqërinë në tërsi.
Një interpretim të këtillë kanë dhënë themeluesit e sociologjisë duke u bazuar në esencën e mendimit shoqërorë paraprak,duke përvetësuar prej tyre atë çka është racionale.Pra pëkëpamja sociologjike është praktika shoqërore.

LITETERATURA E PËRDORUR

1. ,,Bazët e sociologjis së përgjithshme”-dr.Ante Fiamengo

2. ,,Metodologjia e sociologjis”-Libër univerzitar

3. ,,Fillët e sociologjis”-prof.dr.Ali Dida

4. ,,Sociologjia”-prof.dr.Gjergj Rrapi

5. ,,Sociologjia”dr.Dimitar Mirçev, Dr.Maria Tasheva, Dr.Jovan Korabin, Mr.Melko Stojanovski

Message edited by Papucja - e Enjte, 2010-03-11, 3:05 AM
 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja