E Hënë, 2024-11-25, 12:34 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
SOCIOLOGJIA DHE GJYKIMI I SHENDOSHE
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-11, 3:08 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
SOCIOLOGJIA DHE GJYKIMI I SHËNDOSHË

Për disa njerëz, sociologjia duhet të jetë studim i larmishëm i të dukshmës, një mënyrë e shtrenjtë për të zbuluar atë që secili tashmë e din. Për këta njerëz sociologjia është përafërsisht gjykim i shëndoshë. Por, a është? Merrni parasysh deklaratat në vijim.

1. Meqë aftësia mendore varet nga mosha, njerëzit e moshuar janë më pak produktiv se sa të rinjtë.

2. Meqë ne kemi koeficientin më të lartë të divorcit në botë, martesa patjetër humbet tërheqshmërinë e saj në SHBA.

3. Religjioni dhe shkenca nuk përzihen. Religjioni, nuk mund ta inkurajojë zhvillimin e shkencës.

4. Varfëria e thellë lehtë mund të shkaktojë revolucion.

5. Për dallim nga japonezët, amerikanët nuk punojnë punë të rënda, sepse ata më tepër janë të interesuar në zbavitje.

6. Vjedhja e armatosur është më e rrezikshme për viktimën sesa ajo e paarmatosur.

7. Shumica e të rinjëve të cilët i bashkohen kulteve janë të ndryshëm nga të tjerët e grupit të tyre. Ata, tek e fundit, kanë disa probleme me prindërit e tyre.

8. Meqë Biznesi i Madh dominon SHBA-të, shumica e amerikanëve punojnë në kompani të mëdha me më tepër se 1000 punëtor secili.

9. Paragjykimi i ashpër dhe diskriminimi gjithmonë i bëjnë minoritetet të varfëra.

10. Njerëzit e arsimuar të cilët kanë pak ose fare eksperiencë seksuale, ngjanë më shumë t’i dhunojnë partnerët e tyre, sesa ata që kanë shumë eksperiencë seksuale.

Sa nga këto deklarata besoni se janë të vërteta? Hulumtimi ka treguar se çdonjëra nga ato është jo e vërtetë.

Ja ku i keni argumentet:

1. Në shumicën e matjeve të produktivitetit, punëtorët e moshuar janë po aq produktiv sat ë rinjtë, përkundër disa mohimeve në perceptimet e tyre dhe shpejtësinë kundërvepruese (po ky libër - kapitulli 12: mosha dhe plakja).

2. Martesa mbetet e popullarizuar në SHBA. Kemi njërin nga koeficientët më të lartë të martesës në botë. Madje amerikanët e divorcuar ka të ngjarë, eventualisht të rimartohen. Për shumicën e amerikanëve, divorci do me thënë refuzim vetëm nga një partner specific, jo në martesë në përgjithësi. (po ky libër – kapitulli 13: familja)

3. Religjioni mund të luaj një pjesë të rëndësishme në zhvillimin e shkencës, sikurse që ka bërë në shekullin e XVII në Angli (po ky libër – kapitulli 19: Shkenca dhe Teknologjia).

4. Revolucionet ngjanë më shumë të paraqiten kur kushtet për jetesë janë në përmirësim se sa kur ato mbeten qëndrueshmërisht të këqija. (po ky libër – kapitulli 16: Politika dhe Shteti).

5. Shumica e amerikanëve punojnë shumë, por ata tentojnë të kënaqen më shumë në punë se sa jasht. (po ky libër – kapitulli 3: Kultura).

6. Vjedhja e paarmatosur është më e rrezikshme së sa ajo e armatosur. Një vjedhës i paarmatosur ngjan më shumë të lëndojë viktimën sepse ajo është më e prirë të rrezistojë vjedhësit pa armë (po ky libër – kapitulli 7: Devijimi dhe Kontrolli).

7. Të rinjtë që i bashkangjiten kulteve janë shumica normal dhe vijnë nga famije të dashura dhe të ngrohta (po ky libër – kapitulli 15: Religjioni).

8. Vetëm pakica e amerikanëve punojnë në kompani të mëdha. Shumica punojnë në ndërrmarje të vogla, posaçërisht ato me më pak se 100 punëtor (po ky libër – kapitulli 17: Ekonomia dhe puna).

9. Zezakët Indian perëndimor, paraardhësit e të cilëve erdhën nga Karibiet, kanë vuajtur diskriminimin sikurse minoritetet e tjera, por ata kanë arritur sukses më të madh edukativ, ekonomik dhe politik sesa të bardhët (po ky libër - kapitulli 10 – Minoritetet rasore dhe etnike).

10. Burrat seksualisht aktiv ngjan më shumë t’i dhunojnë partnered e tyre (po ky libër – kapitulli 7: devijimi dhe kontrolli).

Këto dhe zbulime të tjera sociologjike mund të ju befasojnë, sepse ato paraqiten për të kundërshtuar gjykimin e shëndoshë. Sigurisht, jo çdo zbulim në sociologji është befasues. Në fakt disa konfirmojnë atë që ju e keni njohur gjatë kohë. Nuk duhet të befasoheni, që si rrjedhojë të mësoni nga sociologjia se ka më tepër papunësi në mes të zezakëve se sa të bardhëve, ose atë se ka më shumë të varfër se sa të pasur në burg. Por shumë gjykime të tjera të shëndosha kanë dalur si jo të vërteta sikurse shembujt e mësipërm. Duke i kontrolluar sistematikisht idetë e gjykimeve të shëndosha me fakte të besueshme, sociologjia mund të na tregojë cilat besime të njohura janë mite e cilat realitete.

Sociologjia mund gjithashtu të ndihmojë në sqarimin e konfuzionit e cila ndonjëherë del nga gjykimi i shëndoshë. Munë të keni dëgjuar se “zogjët me pendla qëndrojnë bashkë” por gjithastu edhe atë se “të kundërtat tërhiqen”. Ju mund ta keni dëgjuar porosinë inkurajuese se “mungesa e bënë zemrën të rritet me dashuri” por ju ende mund ta mbani mend paralajmërimin jo inkurajues “larg syve, larg mendjes”. Kur konfrontoheni me gjykime të shëndosha konfliktuoze, si mund të themi se cilat janë të vërteta e cilat jo të vërteta? Mund të marrim përgjigje nga hulumtimet sociologjike. Ka treguar për shembull se efekti i mungesës së dikujt tek tjetri varet nga fuqia e lidhjes në fillim. Nëse dy njerëz e kanë dashur thellë njëri tjetrin sikurse Romeo dhe Xhulieta, largësia do t’i bëjë zemrat e tyre të rriten me dashuri, por romanca në shkallë të lartë tenton të prishet, sepse lidhjet e tilla janë zakonisht jo të thella dhe jo mjaft serioze për të filluar (Kohn, 1988).

Shkurtimisht, nuk është e vërtetë se sociologjia është vetëm gjykim i shëndoshë. Nëse do të ishte, ju nuk do të donit të studjonit sociologjinë fare. Pse do të humbnit kohë duke tentuar të mësonit diçka që veçmë e dini? Sociologjia është e bërë nga më shumë se idetë e gjykimit të shëndoshë, sepse kërkon që idetë sistematikisht të kontrollohen kundër të dukshmes. Gjykimi i shëndoshë kërkon vetëm një dëshirë për ta besuar atë çka na thotë. Kështu nuk mund të na tregojë nëse ato besime janë të bazuara në fakte. Por sociologjia mundet. Kjo është njëra nga arsyet pse sociologjia ekziston. Shpeshna tregon atë se çka ka qenë e njohur gjatë kohë – ose vetëm “gjykimi i shëndoshë” – mund të delë se është jo i njohur dhe jo i zakonshëm. Kështu, ndryshimi në mes sociologjisë dhe gjykimit të shëndoshë është i pastër. Derisa gjykimi i shëndoshë na jep ide të njohura dhe të patestuara, sociologjia ofron ide të përkrahura faktike sikurse edhe emocionin e zbulimit të diçkasë së re për veten tonë.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja