e Enjte, 2024-04-18, 12:13 PM
Welcome Guest | RSS

"Zef Lush Marku" II-1

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Mësime » Sociologji » Si ti luftojmë të këqijat që nuk po i kursejnë as të rinjtë (Lindni për të jetuar ...)
Si ti luftojmë të këqijat që nuk po i kursejnë as të rinjtë
PapucjaDate: e Enjte, 2010-03-18, 0:44 AM | Message # 1
Major
Group: Administrators
Messages: 82
Reputation: 0
Status: Offline
Si ti luftojmë të këqijat që nuk po i kursejnë as të rinjtë shqiptarë?

Në çdo shoqëri njerëzore duke filluar nga kohët e lashta e deri më sot, jeta dhe sjellja e individëve zhvillohet në bazë të regullave. Këto rregulla kanë për qëllim që te njeriu si qenie e përkryer biologjike dhe shoqërore të krijojnë një kulturë të sjelljës së caktuar, e cila do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin dhe përparimin e tërë shoqërisë.
Dita ditës po shohim sjellje të cilat nuk po përshtaten me sjelljet e shoqërisë së denjë e sidomos asaj të mirëfilltë shqiptare.
Dukuritë negative të cilat po manifestohen më së shumti, pa anashkaluar as të miturit janë; narkomania, konsumimi i pijeve të ndryshmë alkoolike, pirja e duhanit, vjedhja, rrahjet, lakuriqësia e femrave etj… Kurse si shkaktar kryesor i shfaqjes së kësaj delikuence te të rinjët, sidomos te rinia nëpër shkolla, është mungesa e edukimit të rregullt dhe sistematik të tyre.
Nuk i ikim asaj të vërtete së konstatuar, që si faktor negativ për shtytje të të rinjëve në devijimin jetësor janë shkurorëzimet e prindërve, gjendja e acaruar në familje (fjalosja apo grindja e prindërve në prani të fëmijëve), moskontrollimi sa duhet i fëmijëve nga ana e prindërve etj., mirëpo jo vetëm këto, është edhe ajo se është lënë shumë anash besimi nëpër familje.
Nuk do mend se familja vë vulën në personalitetin e fëmijës, si në pikëpamje pozitive ashtu edhe në atë negative. Andaj nëse mungon syçelësia e prindërve për fëmijët, ata lehtë mundë të shkojnë rrugës së gabuar, madje ndoshta edhe në ate të pakthim. Prandaj prindërit duhet bërë përcjellje të vazhdueshme e të pashmangëshme të fëmijëve të tyre, se më kë shoqërohen dhe ku e si e kalojnë kohën, nëse duan që fëmija të zhvillohet si një personalitet i shëndoshë, nga që e ardhmja e tij duhet të jetë mirrëfillje në shoqëri.
Pa dyshim që detyrën më të rëndësishme njerëzore- edukimin e fëmijëve , barrë kryesore e bart familja, mirëpo shumë prindër e bëjnë duke mos patur njohuri të domosdoshme pedagogjike e as religjioze (fetaro-islame).
Delikuenca e të miturve si dukuri shoqërore shfaqet në çdo shoqëri, prandaj mjedisi apo ambienti i denjë familjar ka rëndësi të madhe në zhvillimin e drejtë të fëmijës.
Nga aspekti pedagogjik bëhet e ditur se për edukimin e të rinjëve ndikim dhe rëndësi ka afërsia e atyre personave me të cilët shoqërohet, si në familje po edhe jashtë saj, mirëpo për këtë aspekt nuk jemi aspak të mangët as nga udhëzimi pedagogjik i pedagogut më të madh e më të denjë të njerëzimit Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, saqë kemi edhe shembuj e shembuj të shumtë nga jeta e tij si pedagog i mirëfilltë i të gjitha moshave.
اdo njeri ka nevojat e veta, madje edhe të miturit po edhe të rinjtë na vijnë me një mori kërkesash vend e pa vend, mirëpo te shumë prindër mungon metoda dhe zgjidhja e tyre. Për çudi, disa prindër mendojnë se mjafton që t’i rrahin dhe me këtë t’i vëjnë në “binar” apo t’u ndërpresin kërkesat dhe të zgjedhin çdo gjë me fëmijët e tyre. Mandej ka raste ku jo me ashpërsi po me tolerancë të tepruar apo të pakufishme dhe me plotësimin e të gjitha dëshirave të fëmijëve, mendojnë se po rrisin fëmijët në rrugë të shëndoshë.
Që të dyja janë pole ekstreme shumë të gabuara, e që asnjëra nuk është në rrugë të drejtë.
Pra, për një organizim të luftës kundër dukurive negative te të rinjët tanë, duhet të ndërmirren një varg masash preventive, siç janë:

-ngritja e nivelit arsimor dhe kulturor,

-ngritja e vetëdijës së prindërve për rreziqet që i kanosen fëmijëve të tyre,

-kujdesi për shëndetin e tyre,

-ngritja e nivelit kulturor në sferën e leximit, jashtë atij obligativ,

-ngritja në nivelin e besimit apo inicimit drejt tij.

Për të fundit ja vlenë të theksojmë se është njëra ndër ngritjet më profitabile për të mos patur fëmijë e të rinjë delikuentë, bile bile ngritja e besimit te fëmijët dhe te të rinjët mund të kontribuon shumë edhe për një ngritje të një personaliteti te drejtë e të mirëfilltë dhe eviton rrënjësisht sjelljet asociale, të cilat manifestohen në shoqëri.
Arsyeja bazë pse unë po ndalem te kultivimi i edukatës fetaro-islame tek fëmijët dhe të rinjët në veçanti është se, historia qartë tregon se tek ne shqiptarët në përgjithësi, po edhe para luftës më shumë ka patur atmosferë dhe frymë fetare në familje se sa në jetën publike, gjë që kjo edukatë dhe kjo atmosferë ka dhënë frutin e saj që ta ruajm dhe posedojmë moralin dhe edukatën deri në nivel të duhur, sa që nuk ka patur nevojë të mendohet për këto dukuri negative.
Ja vlen të veçojmë se tek ne shqiptarët nderi i femrës ka qenë i paprekshëm, madje edhe mësimdhënësi i saj e ka luajtur rolin e prindit në objektet e shkollës, kurse sot nderi i saj diku është bërë një mall tregëtie për përfitime materiale dhe për shfryerje epshi.
Pra, për t’i zhdukur këto delikuenca apo për t’i shëruar delikuentët, shpesh herë edhe mediat po udhëzojnë me emisione të veçanta herë direkte e herë indirekte se ato shërime gjinden gjithanshmërisht në Kur’an i cili çmohet si çelësi kryesor për rregullim të tyre, dhe i cili na i jep normat të definuara për zgjidhje të raporteve ndërnjerëzore.
Andaj pra vetëm normat e definuara me ligje të qarta japin garancë për ardhmërinë pa brenga dhe për rini e shoqëri të shëndoshë shpirtërore e fizike. Pra për ta ndërprerë kultivimin e sjelljeve delikuente, t’i edukojmë që t’i kthehen Kur’anit që është i vetmi ilaç parandalues, nga që është më mirë të parandalojmë se sa të shërojmë.

__________________
Lindni për të jetuar ndërtoni për të shkatërruar nxitoni pas të kaluarës e harroni të përhershmën. ( Ebu Dher El Gifari r.a )
 
Forum » Mësime » Sociologji » Si ti luftojmë të këqijat që nuk po i kursejnë as të rinjtë (Lindni për të jetuar ...)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright Nusret © 2024
Powered by: Papucja